Situatë e tensionuar në Izrael, 2 atentate nga grupi ‘Hezbollah’, 7 vrarë e 5 të plagosur! Policia arreston 42 persona, kryeministri shpall gjendjen e emergjencës

Situatë e tensionuar në Izrael, 2 atentate nga grupi ‘Hezbollah’, 7 vrarë e 5 të plagosur! Policia arreston 42 persona, kryeministri shpall gjendjen e emergjencës

Të paktën 42 persona janë arrestuar nga policia izraelite, pas atentatit terrorist në një Sinangogë në Jerusalem. Nga atentati mbetën të vrarë 7 presona dhe u plagosën 5 të tjerë, njëri prejt tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes. Autorësinë e ngjarjes e mori grupi “Hezbollah”, ndërsa u realizau nga Palestinezi Alkam Khairi, në lagjen Neve Yaakov. Atentatori, raportojnë mediat lokale është vrarë nga forcat e rendit,gjatë përpjekjes për ta arrestuar. Ushtria dhe policia nga krahu tjetër kanë arrestuar dhe familjarët e tij. Arresimet u kryen në lagjen a-Tur në Jeruzalemin lindor.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë kryeministri izraelitë Benyamin Netanyahu, i cili shpalli dhe gjendjen e emergjencës, duke garantuar se qeveria do të reagojë me vendosshmëri, duke i bërë apel qytetarëve të mos bëjnë vetë-gjyqësi. Policia e ushtria izralite u vendos në të gjitha zonat publike të vendit. Por, pavarësisht thirrjes së kryeministrit izraelitë, të shtunën në mëngjes ka patur sërisht një sulm terrorist, ku dy civilë mbetën të plagosur, njofton ushria izraelite, teksa autori është neutralizuar menjëherë.

Gjatë orëve të drekës raportohet edhe për një sulm të tretë. Një djalë 13-vjeçar palestinez ishte pas të shtënave, ka thënë policia izraelite. Dy persona – babë e bir – kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa sulmuesi është qëlluar dhe plagosur nga kalimtarët dhe po mbahet në spital.

Sakaq, Kundërshtarët e kryeministrit Benyamin Netanyahu, vijojnë protestat përgjatë bulevardit Kaplan në Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahu, i cili mban drejtimin e vendit prej 29 dhjetorit 2022.  Në protestën e fundit ishin në shesh 130 000 persona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
VIDEO/ Një grup emigrantësh palestinezë në Greqi festojnë sulmin me 7 të vdekur në Jerusalem

Në një kamp emigrantësh në Greqi kanë mbizotëruar janë dëgjuar thirrje të palestinezëve në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pasi morën informacionet se në një sinagogë në Jeruzalem u vranë shtatë persona. Ata kishin parulla në duar dhe bërtisnin në mbështetje të Palestinës.

“Rroftë Palestina” dëgjohen të thonë ndër të tjera “Allahu Ekber”, përpos këngëve tradicionale palestineze.

Sipas informacioneve, ngjarja e tyre spontane erdhi pasi sulmi vdekjeprurës në një sinagogë në Jerusalemin ku u shkaktuan 7 viktima.

 

Ora 17:11
Izraeli arreston 42 persona pas sulmit në sinagogën e Jerusalemit

1674912558_128444922ee0d9f4f944cf1b7dcfd0ba9de9ea5e41eadd83e.jpg.webp

Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse të së premtes në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ku të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën.

Policia izraelite e përshkroi sulmin në lagjen hebraike si një “incident terrorist”. Policia tha se personi i armatosur në sulmin e së shtunës ishte një djalë 13-vjeçar. Ata thanë se ai ishte "neutralizuar", por nuk dhanë më shumë detaje. Forcat izraelite të sigurisë në skenën e sulmit të armatosur në Jerusalemin Lindor, 27 janar.

Të shtënat në lagjen hebraike të Neve Ya'akov pasuan një sulm vdekjeprurës nga ushtria izraelite që ndodhi më 26 janar në Bregun Perëndimor. Bastisja në një kamp refugjatësh në Jenin u shndërrua në një shkëmbim zjarri, në të cilin u vranë të paktën nëntë palestinezë, ndërsa një i dhjetë u vra në përleshje në një lokacion tjetër. Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në sinagogë më 27 janar, por një zëdhënës i lëvizjes islamike Hamas tha se incidentet ishin të lidhura. Incidentet ndodhën pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Përshkallëzimi i konfliktit izraelit-palestinez, i cili zgjatë me dekada, paraqet sprovë për qeverinë e re të ekstremit të djathtë, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila mori detyrën me premtimin për të mbajtur qëndrim të ashpër, mes tensioneve të rritura me palestinezët./ REL

Ora 14:28
Tjetër sulm në Jeruzalem, babë e bir qëllohen nga një 13-vjeçar! Në gjendje të rëndë shëndetësore

Një tjetër sulm është regjistruar në Jeruzalem. Një djalë vjeçar ka qëlluar me armë babë e bire, të cilët janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë edhe 13-vjeçari është në spital sepse u qëllua nga kalimtarët pasi ndodhi sulmi.

Ky sulm vjen një ditë pasi shtatë persona u vranë nga të shtënat në Sinagogë në Jerusalem. Policia ka arrestuar 42 persona në lidhje me sulmin e së premtes.

Ora 13:17
SHBA dënon sulmin në sinagogën e Jeruzalemi, Blinken: Riafirmojmë angazhimin tonë ndaj sigurisë së Izraelit

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, dënoi sulmin e një personi të armatosur palestinez kundër një sinagoge në një periferi të Jeruzalemit, i cili rezultoi në vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm terrorist. Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë së Izraelit,” tha Blinken, i cili pritet të udhëtojë së shpejti në Lindjen e Mesme, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.

Sipas raportimeve të deritanishme, shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën nga një person i armatosur që hapi zjarr pranë një sinagoge në Jerusalemin Lindor, në mbrëmjen djeshme. Sulmet ndodhën pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Ora 11:26
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Xhaçka: E tronditur, lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve

1674502362_WhatsAppImage20220227at6.38.46PM.jpeg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka reaguar pas sulmit terrorist në Sinangogë në Jeruzalem. Xhaçka shkruan se ndihet e tronditur nga ky sulm që ndodhi ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

“Të tronditur nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një sinagogë të Jeruzalemit. Fakti që sulmi ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit vetëm sa shton neverinë që ndiejmë ndaj akteve kriminale si kjo. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve”, shkruan Xhaçka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë