Situatë e tensionuar përmbytjesh në jug të Gjermanisë

Situatë e tensionuar përmbytjesh në jug të Gjermanisë

Përmbytje në Gjermani

Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende priten reshje të forta gjatë së dielës, situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet e tensionuar. 

Në Pfafenhofen në Ilm në Bavarinë e sipërme një zjarrfikës humbi jetën gjatë një aksioni shpëtimi. Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg kanë dalë nga shtrati lumenjtë duke përmbytur mjaft zona në jugun gjerman.

Sidomos të prekura janë disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg, Nuremberg. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meterologjik Gjerman dhe kur kjo "ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash". 

Dy vagonë të një treni ICE dolën nga shinat të shtunën vonë për shkak të rrëshqitjes së tokës - për fat nuk pati të lënduar. 185 pasagjerët u evakuuan. Organizata e Ndihmës Teknike, THW në Gjermani shtoi në fundjavë 1800 forca shpëtimi në jug të Gjermanisë. Edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë. 
Në mjaft zona është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në disa zona në Augsburg u evakuuan mjaft banorë në fundjavë. Në Mekenbeuern të shtunën 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?