Një moment tejet delikat te Partizani. Pas humbjes me Kukësin, që do i largojë akoma më shumë nga objektivi i titullit kampion, tifozët ‘Ultras Guerrils’ kanë reaguar kundër klubit. Ata thonë se mbështetje që bëjnë nëpër stadiume po merret për dobësi nga drejtuesit. Kjo situatë vjen pikërisht para derbit me Tiranën kryesuese, që është në plan me datë 6 mars, por që ende nuk është vendosur përfundimisht.
“Nuk duam të bëjmë analizë. Për atë ka kohë pas 6 marsit. Por mos kujtojë njeri në klub se tifozëria e kuqe nuk kupton. E vërteta është se vitet e vuajtjeve na kanë kalitur vullnetin, atë vullnet që prap është aq i fortë sa mos të thyhet kurrë dhe të bëjë që ai baner të jetë prezent në çdo ndeshje. Ndaj këtë mbështetje mos e merrni për dobësi. Ne jemi aty për Partizonin, jo për ata që jetojnë në kurriz të tij. Shihemi në stadium!”-shkruajnë ‘Ultras Guerrils’.