Situatë epidemiologjike e stabilizuar, 1 viktimë dhe 13 raste të reja pozitive nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Situatë epidemiologjike e stabilizuar, 1 viktimë dhe 13 raste të reja pozitive nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Një viktimë dhe 13 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë.

Duket se masat shtrënguese të vendosura pak kohë më parë në vend, po japin rezultat, pasi situata epidemiologjike duket mjaft optimale.

Numri total i rasteve aktive nga koronavirusi është 439, ndërsa 20 qytetarë kanë arritur të mposhtin virusin në 24 orët e fundit.

Varianti delta i cili përbënë sipas ekspertëve numrin më të lartë të infektimeve, është bërë shkak për rritjen drastike të rasteve dhe viktimave nga COVID-19. Por duket se tani në Kosovë, për shkak të masave të ndërmarra dhe fushatës së vaksinimit situata është përmirësuar.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille