Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Situata epidemiologjike në Qarkun e Beratit paraqitet kritike me 150 vizita çdo ditë në Pediatri dhe 100 vizita në Urgjencë dhe Infektiv. Shefja e Infektivit në Spitalin Rajonal të Beratit, Valbona Papa, u shpreh për Report TV se Gripi i tipit A shkakton komplikacione, ndaj është rritur dhe numri i shtrimeve në spital. 

“Nga të dhënat me kolegët, rastet janë të shumta, 150-200 raste paraqiten në Pediatri dhe 100 në Urgjencën e Spitalit. Kjo është situata në urgjenca, por situatë më kritike është nëpër banesa ku ka dhe më shumë të prekur nga gripi sepse transmetohet përmes rrugëve të sipërme raspiratore. Edhe mungesat në shkolla janë shtuar shumë”, tha ajo.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga gripi ndjekin mjekimin në shtëpi, ndërsa ata që nuk i përgjigjen mjekimit me antipiritik paraqiten për hospitalizim. 

“Mesatarisht kemi 4-5 raste të shtrimeve në ditë në pavionin e Infektivit, kryesisht moshat e thyera. Tek Patologjia ka 10 shtrime në ditë”, tha Papa, teksa shton se “popullata është prekur masivisht nga Gripi i tipit A. Sëmundja fillon me temperaturë, ethe, kollë, dhimbje gjoksi, muskujsh, etj. Shpesh njerëzit thonë mos është Covid, por jo është e konfirmuar nga analizat e ISHP se kemi të bëjmë me Grip të tipit A”.

Nëse temperatura e larta vazhdon më shumë se tre ditë, të sëmurët duhet të paraqiten në spital.

“Nuk duhet të kemi panik, merrni paracetamol dhe ibuprofen dhe nëse temperature zgjat më shumë se 3 ditë, duhet të vizitoheni tek mjeku i familjes, nëse nuk ka përmirësim ju lutem paraqituni në Urgjecën e Spitalit për mjekim të specializuar”, tha më tej mjekja infeksioniste”.

“Jo të gjithë mund të shtrohen në spital, duhet të lëmë vend në spital atyre që janë me sëmundje kronike, si dializë, polmunare e kardiake. Ky kontigjent i ka portat e hapura në spital si dhe fëmijët e vegjël dhe moshat e thyera”, shton mjekja infeksioniste e Beratit.

 

 

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq