Policia e Beratit ka reaguar lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku një qytetar që policia i ka shkuar në shtëpi, kundërshton shoqërimin.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në Krekëz të Kuçovës, më 3 gusht ku dy vëllezërit Toska janë konfliktuar për çështje prone. Dashnor Toska ka kërcënuar me çifte vëllain dhe ky i fundit ka njoftuar policinë.

Ndaj Dashnor Toskës ka nisur hetim në gjendje të lirë. Reagimi i policisë vjen pasi videoja ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe opozita ka ngritur akuza për dhunë nga policia duke përdorur si argument edhe se ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve.

Reagimi i Policisë:

Në lidhje me videon e publikuar më sipër, bëhet fjalë për një konflikt mes dy vëllezërve Toska, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë, më 3 gusht 2026, në fshatin Krekëz të Kuçovës.

Sipas informacionit të policisë, konflikti ka nisur për çështje pronësie dhe toke. Gjatë debatit, shtetasi Dashnor Toska dyshohet se ka kanosur me çifte vëllain e tij, i cili më pas ka njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së efektivëve, Dashnor Toska dyshohet se ka kundërshtuar shoqërimin drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë, ku më pas është marrë në pyetje.

Ndaj shtetasit Dashnor Toska, më datë 3 gusht 2026, ka nisur procedimi penal për veprën penale të “Kanosjes”, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22

    Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?