GREQI - Kompania e auditimit Ernst & Young ka dhënë alarmin për tregjet e punes në vendet evropiane. Sipas një studimi të fundit numri i të papunëve në Eurozonë do të kapë shifrën e 20 milionëve për vitin 2013.

Eshtë kjo një rekord historik në krahasim me vitin e kaluar, kur numri i të papunëve kapi shifrën afro 19 milionë në zonën e euros. Ekspertët e Ernst & Young parashikojnë se kriza ekonomike do të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe produkti i brendshëm bruto do të ulet me 0.2% gjatë vitit 2013. "Pra, Eurozona do të përballet me një tjetër vit të vështirë", shkruan raporti.

Ndërkohë për Greqinë vendi me borxhe më të mëdha i Evropës, jepen parashikime të zymta ku produkti i brendshëm bruto do të ulet me 4.3 për qind dhe ka gjasa që ekonomia e saj të ketë një kthesë rritjeje vetëm në vitin 2015. Brenda vitit 2013 pritet një rritje e frikshme e papunësisë me 27%. Gjithashtu lajme jo të mira vijnë edhe për Spanjën, ku niveli i papunësisë pritet të arrij deri në 27 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Ndërsa pozitiv shfaqet tregu i punës në Gjermani, ku niveli i papunësisë ka mbetur i qëndrueshëm në 6.8 për qind, që është niveli më i ulët që prej viti 1991.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)