Situatë tmerri në Kabul, tetë fëmijë humbin jetën nga uria
Disa fëmijë presin pranë një furre në Kabul ku dhurohet bukë falas
Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre.
Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.
“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani.
Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve.Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”.Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.
Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.
Ndihma ndërkombëtare, në të cilën janë mbështetur shumë afganë gjatë dy dekadave të fundit, është ndalur qëkur talibanët morën pushtetin në muajin gusht./ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane
1 Mars, 09:33
-
Serbia ngatërron votën në OKB, Vuçiç kërkon falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës
25 Shkurt, 19:46
-
Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë 524 miliardë dollarë në 10 vjet
25 Shkurt, 17:46
-
OKB miraton rezolutën ‘paqe në Ukrainë’, dënon agresionin e Moskës, SHBA-Rusi kundër! Shqipëria voton pro! Ndarje Europë-Amerikë
25 Shkurt, 07:21
-
OKB miraton rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës
24 Shkurt, 16:05
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Masakër në burgun e Republikës Demokratike të Kongos: Më shumë se 150 gra të burgosura përdhunohen dhe digjen për vdekje
6 Shkurt, 16:50
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
5 Shkurt, 08:05
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë
23 Janar, 16:42
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24