Sizmologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se pas lëvizjeve dje, pritet që të ketë edhe të tjera sot, por me një itensitet më të vogël dhe pa asnjë rrezik.
Sipas sizmologut, lëkundjet më të fuqishme ishin në Greqi, ndërsa tërmeti sipas tij është i ngjashëm me atë në Itali në fund të gushtit, por më i vogël dhe pa rrezik.
'Tërmeti është me magnitudë 5.5 ballë. Kur një tërmet është i kësaj magnitude shoqërohet me tërmete të tjera me itensitet të vogël, nuk do të kenë rrezik dhe ndjeshmëri të madhe.
Lëkundjet mund të vazhdojnë edhe sot, ose nesër por me itensitet të vogël nuk do të kenë rrezik për vendin tonë, pasi goditja kryesore është ndjerë në Jug ne Greqi.
Ky është si tërmeti në Itali në fund të gushtit, por ai ishte i një shkalle më të madhe, ndërsa ky është i një shkalle më të vogël" deklaroi ai.
Kujtojmë që në Itali në muajin gusht nga një tërmet i fuqishëm në Amatriçe humbën jetën mbi 300 persona, ndërsa qyteza u fundos.
Nga lëkundjet e tërmetit mbrëmë u prek Jugu i Shqipërisë, pasi epiqendra ishte Greqia, ndërsa nuk ka pasur asnjë dëm.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com