“Sjellje të çorientuar”, Biden e thotë prerë: Trump nuk duhet të marrë informacione zbulimi

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, nuk duhet të ketë qasje në informacionet e Zbulimit pasi ai ka një sjellje të çorientuar, është shprehur kështu Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden .

Deklaratat e tij Bideni dha gjatë një intervistë mbrëmjen e djeshme. Biden i pyetur nga gazetarët nëse Trump duhet të ketë akses në informacionet e inteligjencës.

“Mendoj se jo. Për shkak të sjelljes së tij të çorientuar, pa lidhje me rebelimin”, tha Biden, duke shpjeguar arsyetimin e tij tha Biden kur u pyet nga drejtuesja e emisionit CBS Evening News, Norah O’Donnell.  Ish-presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë disa informacione zbulimi edhe pasi kanë lënë detyrën.

I pyetur se cili do të ishte shqetësimi i tij më i madh nëse Trump do të merrte informacion të tillë të klasifikuar sekret, Biden nuk pranoi të hynte në hollësi.

"Do të preferoja të mos spekuloja me zë të lartë. Thjesht mendoj se nuk ka nevojë që ai të ketë informacione të tilla. Çfarë vlere ka t’i japësh atij një përmbledhje informacioni zbulimi? Çfarë ndikimi ka ai, përveç faktit se mund t’i rrëshqasë goja dhe të thotë diçka?", tha presidenti Biden.

Shtëpia e Bardhë kishte thënë më parë se çështja ishte nën shqyrtim. Për muaj me radhë pas zgjedhjeve, Trump sfidoi rezultatin e tyre me ankesa në gjykata dhe duke bërë akuza të pabazuara për mashtrim të përhapur me votimet. Ai nuk mori pjesë në inaugurimin e Biden më 20 janar, ku ishin të pranishëm ish-presidentë të tjerë të Shteteve të Bashkuara, duke zgjedhur të udhëtojë në Florida, ku është vendosur pas presidencës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë