UEFA ka publikuar sot vendimet për sjelljet raciste të tifozëve bullgar në ndeshjen që kjo e fundit luajti kundër Anglisë për kualifikueset e Europianit. Sipas UEFA federata bullgare e futbollit do të dënohet për katër arsye, sjelljet raciste, hedhja e objekteve në fushë, vërshëllimat ndaj himnit kundërshtar si dhe përsëritjet në ekranin e stadiumit.
Si rrjedhojë dy ndeshjet e tjera Bullgaria do ti luajë pa praninë e tifozëve. Gjithashtu federta bullgare është dënuar edhe me një gjobë të majme prej 75 mijë eurosh vetëm për sjelljet raciste, ndërkohë që 10 mijë euro të tjera jën për vërshëllimat ndaj himnit kundërshtar.
Pa u gjobitur nuk ka shpëtuar as federata angleze e futbollit e cila do të duhet të paguajë 5 mijë euro për shkak të vërshëllimave që tifozët bënë ndaj himnit kundërshtar.
Pse muk denohet Rurqia per presiomet ushtarake qe beri ne ndeshjet me Shqiperine ne Stamboll dhe me Francen ne Paris?
Përgjigju