'S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas', Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti (VIDEO)

Ministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës me në fokus rindërtimin ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar, në 11 bashki.

“Sot jemi 15 muaj nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë, një vit pas konferencës së donatorëve dhe një vit larg nag procesi i përfundimit të rindërtimit, është një premtim që ja kemi bërë qytetarë. Në pranverën 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar në 11 bashki. Shumëkush i ka para syve pamjet e dhimbshme, ku ekipet e shpëtimit po shpëtonin jetë njerëzore Eksperiencë e vendeve të tjera flet për procese që zgjasin me vite të tëra ndërsa njerëzit presin ti kthehen jetës normale.

Ne nuk jemi një vend i pasur por kemi marrë përsipër të ndërtojmë nga e para çdo shtëpi të shembur nga tërmeti dhe falas.

Ne nuk jemi një vend i pasur por kemi marrë përsipër të ndërtojmë nga e para çdo shtëpi të shembur nga tërmeti dhe falas. Nga 11 mijë familje të strehuara në çadra sot kemi vetëm 600 të tilla. Sot kemi dyfishin e familjeve me bonus qiraje. Rindërtimi është sot aktive, në një fazë tejet të avancuar në të 4 programet e tij. Pallatet kanë filluar në Tiranë, Durrës, Kurbin. Thumanë, Shijak, Lezhë, Golem. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo nëse miqtë tanë ndërkombëtarë nuk do të kishin besimin se qeveria që ka marr përsipër atë barrë të rëndë. Ne garantuam 250 milionë grante dhe mbi 850 milionë euro kredi nga 15 vende pjesëmarrëse. Sot kemi tërhequr 100 % e granteve të donatorëve. 300 milionë euro në projekte dhe transferta buxhetore. Kemi nënshkruar të gjitha marrëveshjet e grantit, për zbatimin e 32 projekteve konkrete. Donatorët i bëjnë vetë procedurat nga A te ZH. Qeveria turke po vazhdon rindërtimin në Kurbin, BE po vazhdon ndërtimin e shkollave së bashku me ne. Jemi në proces për 350 milionë euro të buta, 16 milionë vijnë nga Franca për ujësjellësin e Durrësit.

Të gjithë familjet që mbeten pa shtëpi do marrin një shtëpi më të mirë, më të re dhe falas që ta trashëgojnë në breza me të gjitha të drejtat e plota. Sot e gjithë zona e bashkuar nga tërmeti është kantieri më i madh i punës në këto 30 vite. Kemi vendosur 620 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Përfitojnë rreth 45 mijë familje”, shtoi më tej Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Rindërtimi/ Rama: Asnjë familje s'u la në qiell të hapur! S'po bëhet puna për zgjedhje, Basha s'ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin