Rindërtimi/ Rama: Asnjë familje s'u la në qiell të hapur! S'po bëhet puna për zgjedhje, Basha s'ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren (VIDEO)

TIRANË- Pas drejtësisë dhe shëndetësisë Kryeministri Edi Rama u ndal sot te rindërtimi dhe tha se qeveria nuk la asnjë familje në qiell të hapur pas tërmetit të nëntorit.

 Ai theksoi se procesi po ecën me ritmin e duhur dhe nuk lidhet me zgjedhjet. Rama tha se këtë proces mund ta përfundojë vetëm qeveria e tij, pasi Basha nuk mund të lërë gjumin e të zbresë në terren.

Vlerësimet i pati për kryebashkiakët në 3 zonat më të goditura, Durrësin, Kurbinin, e Shijakun, veçanërisht për këtë të fundit, që tha se ia ka kaluar edhe Tiranës.

Për ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenj nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar, në 11 bashki.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Rama vlerëson Elton Arbanën: Surpriza e rindërtimit, Shijaku ia ka kaluar Tiranës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar më së shumti krebashkiakun Elton Arbana, duke thënë se Bashkia e drejtuar prej tij ka ecur më mirë sa i përket rindërtimit.

"Surpriza e madhe e rindërtimit, se Bashkia e Shijakut ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës në të gjithë procesit që nga momenti i parë deri tani", tha Rama.

Ora 11:35
Rama-kryebashkiakes së Laçit: Je burrneshë më shumë se 10 burra! Kam bërë një gabim me ty (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiaken e Laçit Majlinda Carën, duke e quajtur një burrneshë.

"Je shëmbëlltyrë edhe një gabimit tim që në Kurbin një burrneshë është më shumë se 10 burra, gabimi im ishte që i rashë gjatë derisa sa të gjeta ty", tha Rama.

Ora 10:47
Bozo: Ne inxhinierët flasim shkurt! Nga tërmeti nxorrëm mësime, rindërtimi ecën sipas rregullave! Rama batutë: Ma vure në dukje defektin (VIDEO)

Inxhinierja Luljeta Bozo, të cilës i është prpopzuar nga kryeministri të kandidojë për deputete, sot gjatë prezantimit ka folur për programin e rindërtimit.

Programi i rindërtimit sipas saj ka nisur në zona të ndjeshme dhe qeveria e ka marrë në dorë situatën e krijuar pas tërmetit tragjik të 2019. Por në fillim të fjalës së saj nuk kanë munguar batutat me Ramën.

Pjesë nga fjala e Bozos
Bozo
: Në përgjithësi ne ixhinierët falsim shkurt.

Rama: Ne në politikë flasim gjatë, flm që ma vure në dukje këtë defekt.

Bozo: Tërmeti është një dukuri e rrezxikshme dhe e mfirkshme smund të bëjmë trimin. Nga ky tërmet ne nxorrëm disa mësime që kanë lidhje me disa shkelje në fushën e ndërtimit. Por e kam thënë se qeveria e morri situatën në dorë dhe sla asnjë nejri jashtë mori fonde sepse shkatërrimet ishin shumë të mëdha. Mua më vjen që ato  që kemi konstatuar si defekte sepse nëse ne sdo kishim konstatuar këto probleme sdo ishin reflektuar në programin e rindërtimit. Qytetarët tanë do të kenë mundësi të hyjnë në shtëpi sa më shpejt dhe të fillojnë aktivitetin e tyre. Bujqësia ka përballuar një sfidë të madhe. Por kemi pasur një defekt se shtëpiat në fshat përveçse ishin pa leje kanë qenë dhe shumë të shpërndara. Të hysh në shtëpi pa dhënë asnjë lekë, është një dhuratë. Iu bë shtëpia e re sipas të gjitha standardeve, më vjen shumë mirë që në procesin e rindërtimit, është filluar ndërtimi sipas rregullave.

Ky proces për mua po ecën shumë normalisht... Shtëpitë sndërtohen pa pasur fonde dhe programi i rinbdërtimit deri më tani është bazuar mbi buxhetin tonë. Evropa ka shumë burokraci derisa ti japë këto fonde. Po spate lekë, sa lekë ke aq do ndërtohs. Mua më duket se po ecën mirë, normal, dhe rëndësi ka që vëmendje po i kushtohet shkollave, po ndërtohen me standarde evropiane. Plagët e tërmetit do mbyllen shumë shpejt, dhe duhet të jenë mirënjihës ndaj veprimeve të sakta,

Ora 10:35
'S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas', Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti (VIDEO)

Ministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës me në fokus rindërtimin ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar, në 11 bashki.

“Sot jemi 15 muaj nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë, një vit pas konferencës së donatorëve dhe një vit larg nag procesi i përfundimit të rindërtimit, është një premtim që ja kemi bërë qytetarë. Në pranverën 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar në 11 bashki. Shumëkush i ka para syve pamjet e dhimbshme, ku ekipet e shpëtimit po shpëtonin jetë njerëzore Eksperiencë e vendeve të tjera flet për procese që zgjasin me vite të tëra ndërsa njerëzit presin ti kthehen jetës normale.

Ne nuk jemi një vend i pasur por kemi marrë përsipër të ndërtojmë nga e para çdo shtëpi të shembur nga tërmeti dhe falas.

Ne nuk jemi një vend i pasur por kemi marrë përsipër të ndërtojmë nga e para çdo shtëpi të shembur nga tërmeti dhe falas. Nga 11 mijë familje të strehuara në çadra sot kemi vetëm 600 të tilla. Sot kemi dyfishin e familjeve me bonus qiraje. Rindërtimi është sot aktive, në një fazë tejet të avancuar në të 4 programet e tij. Pallatet kanë filluar në Tiranë, Durrës, Kurbin. Thumanë, Shijak, Lezhë, Golem. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo nëse miqtë tanë ndërkombëtarë nuk do të kishin besimin se qeveria që ka marr përsipër atë barrë të rëndë. Ne garantuam 250 milionë grante dhe mbi 850 milionë euro kredi nga 15 vende pjesëmarrëse. Sot kemi tërhequr 100 % e granteve të donatorëve. 300 milionë euro në projekte dhe transferta buxhetore. Kemi nënshkruar të gjitha marrëveshjet e grantit, për zbatimin e 32 projekteve konkrete. Donatorët i bëjnë vetë procedurat nga A te ZH. Qeveria turke po vazhdon rindërtimin në Kurbin, BE po vazhdon ndërtimin e shkollave së bashku me ne. Jemi në proces për 350 milionë euro të buta, 16 milionë vijnë nga Franca për ujësjellësin e Durrësit.

Të gjithë familjet që mbeten pa shtëpi do marrin një shtëpi më të mirë, më të re dhe falas që ta trashëgojnë në breza me të gjitha të drejtat e plota. Sot e gjithë zona e bashkuar nga tërmeti është kantieri më i madh i punës në këto 30 vite. Kemi vendosur 620 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Përfitojnë rreth 45 mijë familje”, shtoi më tej Ahmetaj.

Ora 10:34
'Kur sëmureni, kë do zgjidhnin mjekun apo veterinerin'? Krahasimi që bën Rama për PS dhe PD (VIDEO)

Për të kuptuar diferencën me PS-së dhe PD-së, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të japë një shembull shumë të thjeshtë. Për këtë Rama thotë se punët e nisura nga qeveria e tij, nuk mund të mbyllen nga Lulzim Basha apo opozita.

"Më lejoni t'u them atyre që janë të pavendosur, apo e shohin këtë proces me fytyrën e anësisë politike. Nëse ke nevojë për një mjek se ke një urgjencë dhe mjeku qëllon të jetë socialist, e ndërsa aty pranë ke një veteriner që i përket partisë tuaj, kë do merrnit, mjekun apo veterinerit. Tifozllëku na ka mbajtur mbrapa për një kohë shumë të gjatë, ky tifozllëk mund të na japë mundësinë për Shqipërinë që duam", tha Rama.

Ora 10:26
Rindërtimi/ Rama: Basha s'ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha, ku theksin e vë se nëse PS nuk do të fitojë në 25 prill, atëherë procesi i rindërtimit do të ndalet aty.

"Kur njerëzit ishin në rrugë dhe ne ishim ditë natë me ta për të bërë sistemimin e parë, a ka njeri që mendon që nëse ajo fatkeqësi bie në tre të natës mund ta gjejë apo ta zgjojë Lulzim Bashën, a ka njeri që mendon se Basha ka fuqi që të lërë gjumin dhe të shfaqet jo vetëm për të dalë në TV por për të qenë aty deri kur familja e fundit të strehohet, a ka njeri që ku proces mund të shkojë përpara dhe të ketë sukses nëse në 25 prill, filli i këtij procesi këputet, dhe nëse fatet e vendit bien në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimet që kanë bërë, është shumë e lehtë të ndërtojmë një ekran ku figurat e tyre bashkangjiten në harmoni me shkatërrime, me situata rrënimi të vazhdueshëm ndërkohë që nëse pyesim veten, çfarë garancie kanë dhënë, për t'iu besuar ecurinë deri në fund të këtij procesi transformimi, ku ne po dalim më të fort, ku çdo familje e goditur po del më e fortë, është e pamundur", tha Rama.

Ora 10:19
Rindërtimi/ Rama: Asnjë familje s'u la në qiell të hapur, po ecet me ritëm optimal (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur me krenari për procesin e rindërtimit duke thënë se askush nga familjet që humbi banesën, nuk ka ndenjur në qiell të hapur, përjashtim bëjnë 500 familje tha ai që e kanë zgjedhur vetë këtë gjë se nuk shkëputet nga toka. Ai tha se ky proces nuk ka të bëjë aspak me procesin e zgjedhjeve, e duke theksuar se procesi i rindërtimit po ecën me një ritëm optimal.

"Asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur, askush që ende nuk është kthyer në shtëpi, nuk është në kushte të ndryshme nga kushte  e të gjithë ne që jetojmë në shtëpi, përveç 500 familje që kanë vendosur që të qëndrojnë në çadër në truallin pranë rrënojës aty në fshat, për arsye se lidhet me tokën, por marrin bonusin e qirasë. Jam i qetë kur i shoh në sy këta njerëz, është praktika e parë e dhënies mbrapsht të një shtëpie më të mirë e më të bukur falas, kudo praktikat janë të bazuara mbi kredi të buta, por askush nocioni falas nuk është përdorur, natyrisht që koha është ndryshe, për ata që presin të kthehen në shtëpi edhe pse janë në shtëpi në qytet me qira dhe ndryshe për të tjerët që janë me shtëpi në qytet në shtëpitë e tyre, kanë kaluar 15 muaj dhe a mund të ma thoni ku është një ndërtues privat që e ndërton një pallat për 15 muaj dhe nuk e kam parasysh momentin kur shfaqet skavatori, por që nga momenti kur ideohet dhe në fund zbatohet, në rastin më të mirë projekti zgjat 2 vjet nga fillimi i hartimit të tij, shumë kush thotë erdhën zgjedhjet prandaj po punoni, prandaj po bëhet porti i Durrësit, jo të gjitha këto që sot janë kantiere të hapura janë punë të nisur 2-5 vite më parë, ndërkohë që kantierët e rindërtimit, jo që nuk jan ëtë vonuara, por në një ritëm që është një ritëm për të cilin ndihemi të qetë për të gjithë ata që duan të kthehen në shtëpi. Na është dashur të trajtojmë një pafundësi dokumentesh pronësie, na është dashur që të përputhim strehët e humbura me kurorat në to, ne kemi futur një komponent të strehimit të mirëfilltë duke konsideruar se ato ku kanë qenë më shumë se 4 kurora, detyrimi ynë është të ndërtojmë shtëpi për çdo njërën nga kurorat. Për të gjithë janë bërë projekte", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gini: 06/03/2021 08:24

    I nderuar Rama ndonjeher me duket sikur edhe kam patur pershtypje te mire per ju Sepse ne shqipri eshte e veshtire te gjesh persona te qualifikuar me shkolle Edhe sepse tashme eshte koha te jepni besim nga rinia e shkolluar qe nje popull te rinohet pak Edhe nga shpirti se deri tani vetem ju ktu e 30 vjet Jeni ne pushtet Rama berisha e luli Edhe nuk shikoj asnje permirsim Por vec me keq Perdite dilni e thoni kemi ber Po bejme Un kam dy prinder ne pencion nje jet qe vuajne edhe ngelen rrugeve se pallati jone ke ujesjedhsi Akoma nuk kam filluar punime E ju thoni asnji nuk ngeli jashte Boll me reclama Por duhen fakte Permiresoni shqiprine qe rinia mos te iki jashte shtetit. Sepse rinija eshte forca e nje populli Po ka gjalleri nje popull ka lek dhe per ju qe jeni ne pushtet Ne ngelem ne emigrin Per te mbajtur familjet tona Se ne shqipri nuk ka asnje prospetive Na qan zemra sa her kujtojme shiqprine e dashur Keshtuqe mos me bej te ndrroj mendje E pershtypje qe kam per ju Edhe sepse un nuk jam as me djathte e majt Por per ty si njeri gjithmon kam menduar se ishalla do besh nje ndryshim drastik te mire per popullin tone Qe ka nje jet qe vuan

    Përgjigju
  • Kiri: 05/03/2021 18:27

    POPULLI TE MOS DEGJOJE KETA PLEHRA POLITIKANE ,,POR TE VERSULET NE SHTEPITE E TYRE TE BERA ME PARATE E POPULLIT ,E LALEZ,,DHE FARKE,, DHE TI PERMBYSE KETA NDYRESIRA ,,QE TALLEN ME KETE POPULL TE VJEDHUR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI