Skënderbeu fitoi 1-0, por penalltia e paakorduar ndaj Tiranës ka hapur mjaft debate. Të parët që e kanë pranuar se arbitri gaboi duke i mohuar penalltinë Tiranës kanë qenë vetë kampionët e Shqipërisë.
 
Trajneri Mirel Josa, por edhe portieri Shehi e ka pranuar se Gilman Lika u ndal në mënyrë të parregullt nga Vangjeli në zonën e rreptësisë dhe arbitri Koçi duhet të jepte penallti, jo korne.
 
“Penalltia që fituam ne ishte i drejtë, megjithatë mendoj se edhe në rastin që pretendon Tirana penalltia do të ishte e pranueshme”tha trajneri Mirel Josa pas ndeshjes.
 
Edhe Shehi theksoi se arbitri mund të kishte akorduar penalltinë, pasi Lika u ndalua me faull.
 
Drejtuesit e Tiranës janë më të revoltuar se kurrë se gabimet e arbitrave janë të përsëritur ndaj tyre duke i pezulluar me disa pikë.

Momenti i pengimit të Likës nga Vangjeli
skenderbeu


d.b/shqiptarja.com