Hapi i parë i kësaj studioje është kërkesa në UEFA për të dhënë relacionin e plotë që është ndërtuar dosja prej 93 faqesh. Burime të Report Tv tregojnë se mbrojtja do të përdorë mungesën e fakteve konkrete, përgjime dhe të penduar, sepse gjithçka në akuza është ngritur në bazën e dyshimeve. Ndërsa pretendimi tjetër është që të hiqen të gjitha pikat në raport ku indirekt preket Skënderbeu, edhe pse të përfshirë janë kundërshtarët që kanë luajtur me të.
Por ajo që është më kryesorja dhe që duket një betejë e fituar nga studio e avokatisë së Skënderbeut është padia ndaj UEFA-s për prishje të imazhit të klubit korçar, pasi raporti duhej të ishte konfidencial dhe jo të shpërndahej në media, duke bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare. Ka optimizëm nga avokatët dhe minimalisht ata besojnë që Skënderbeu mund të dënohet në 2 vjet. Asnjëherë nuk ka ndodhur një ulje kaq e madhe, gjithsesi, duhet të presim vendimin, që me siguri që do të apelohet dhe kjo çështje do të zgjasë, pa harruar edhe efektet që do të japë në futbollin shqiptar.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO










