Skënderbeu humbet dhe eliminohet
nga Beshiktashi, flasin protagonistët 

Skënderbeu humbet dhe eliminohet<br />nga Beshiktashi, flasin protagonistët 
Skënderbeu humbet në Turqi përballë Beshiktashit 2-0 duke shënuar disfatën e 4 në ndeshjet e grupit që i eliminon zyrtarisht nga Europa League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Ataturk’ në Turqi pa në fushë një Skënderbeu dinjitoz që luajti si i barabartë përballë turqve, por mungesa e eksperiencës dhe lodhja bënë diferencën.

Kampionët e Shqipërisë ndryshe nga sa pritej dhuruan një paraqitje të mirë përballë Beshiktashit që ka një ekip shumë herë më të shtrenjtë dhe një buxhet disa fish më të madh. Shqiptarët e nisën lojën me agresivitet duke sulmuar nga minuta e parë me Berishën dhe Latifin nga krahët, ndërsa Olainka dhe Salihi ‘ndezën’ sinjalet e alarmit në mbrojtjen vendase duke i tërhequr.

Emocionet dhe vërshëllimat në stadium nga vendasit shpëtuan miqtë nga goli i parë pas gabimit të Berishës, pasi i dhuroi një asist Cenk Tosum që doli i vetëm përballë portës, por Shehi shmang rrezikun. Salihi përgjigjet me një rast të artë për të shënuar në të 13’, por nuk tregohet i saktë, ndërsa Latifi ishte një kërcënim i vazhdueshëm, teksa udhtronte presion.

Por në momentin më të mirë kur Skënderbeu po tregonte autoritet në fushë duke kontrolluar lojën në mënyrë solide pëson golin e parë nga Tosum, që finalizoi saktësisht pas një krosimi nga e majta duke mposhtuar Shehin. Megjithatë, Skënderbeu nuk kishte se cfarë të humbte duke luajtur lirshëm duke krijuar dy raste të mira në fund të pjesës së parë, me autor Salihin, që pretendoi edhe një penallti, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi. Në pjesën e dytë ritmi i korçarëve ra ndjeshëm duke u mjaftuar me veprimet individuale në mesfushë pa mundur që të furnizionin me topa dyshen Salihi-Olainka.

Në të 78’ të zhvendosur të gjithë para për të shpresuar për një barazim duke parë edhe formën jo të mirë të turqve, Skënderbeu pëson edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë të Beshiktashit me të njëjtin autor, Cenk Tosum, që vulos dopietën personale dhe fitoren që u jep kryesimin turqve. Ndërsa fitorja e vetme e shqiptarëve është paraqitja pozitive e Latifit, Lilajt, por edhe Berishës duke rënë në syrin e menaxherëve, që pritet të zyrtarizojnë ofertat në merkaton e dimrit.

“E dinim që do të ishte e vështirë që të fitonim përballë shqiptarëve, pasi kanë mentalitet mbrojtës dhe nuk ishte e lehtë që të depërtonim. Rrezikuam disa herë, por në funë arritëm të fitonim, por akoma nuk ka përfunduar asgjë, pasi kemi edhe një ndeshje për të përcaktuar fatet e grupit” deklaroi tekniku turk Senol Gunes. Për Josën barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. ”Besiktashi ishte i favorizuar dhe mund të them se e merituan.

Nuk jemi të kujdësshëm në mbrojtje dhe ndëshkohemi edhe kur jemi duke kaluar një moment të mirë. Duhet të fitojmë më shumë eksperiencë. Një barazim në këtë sfidë do më kishtë kënaqur shumë” deklaroi Josa. Ndeshjen e fundit korçarët e drejtuar nga Mirel Josa do ta zhvillojën në Elbasan përballë Lokomotivës së Moskës, që do të vijnë vetëm për fitore, pasi në rast se Sportingu fiton me Beshiktashit dhe rusët humbasin në Shqipëri atëherë do të eliminohen nga grupi. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën