'Skënderbeu' i besohet tenorit 
të famshëm amerikan Roy Stevens

'Skënderbeu' i besohet tenorit <br />të famshëm amerikan Roy Stevens
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit përgatit shfaqjen “Skënderbeu”, e cila është një opera në 2 akte dhe gjashtë tablo. Me libret të Llazar Siliqit, muzikë të Prenk Jakovës e skenografi të Platon Bardhit, opera do të dirigjohet nga Dritan Lumshi, Milto Vako, Zef Çoba, Irida Bega. Dirigjent i Bandës është Halim Teqja dhe koreograf Arian Sukniqi. Opera “Skënderbeu” do të ngjitet në skenë me regjinë e italianit Carlo Saletti, i cili ka qenë sot në TKOB dhe ka filluar nga puna duke zhvilluar provat. 
Ndërkohë që roli i Skënderbeut i është besuar tenorit të famshëm amerikan Roy Stevens, regjisori italian, Carlo Saletti u ka thënë artistëve se “do mundohemi të sjellim periudhën kur trajtohen ngjarjet vitin 1443- 1444”. Mjeshtër koncertues do të jetë Zhani Ciko. Artistët që do të luajnë personazhet e operës “Skënderbeu” janë Roy Stevens, Deshira Ahmeti, Irida Dragoti, Ivana Hoxha, Irini Nikolla, Erlind Zeraliu, Manjola Konjari, Emiljana Palushaj, Shpresa Beka, Ylber Gjini, Sidrit Bejleri, Ariol Xhaferri, Armaldo Kllogjeri, Riad Ymeri, Armando Likaj, Ardian Kamberi, Denis Skura, Riad Ymeri, etj. 
Personazhet historikë që realizohen në opera janë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e gruaja e tij Donika, motra Mamica, si dhe fisnikë të tjerë shqiptarë si Gjergj Arianiti, Vrana Konti, Tanush Topija, Pal Dukagjini me të birin, Lekën dhe luftëtarin dukagjinas Marin Shpenzi, etj. Opera “Skënderbeu” do të ngjitet në skenë në datat 18, 19, 21, 22, Qershor 2012, Ora 19.00.
(dhh/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut