Skënderbeu i heq fitoren Partizanit
 në minutat e fundit, barazim 1-1

Skënderbeu i heq fitoren Partizanit<br /> në minutat e fundit, barazim 1-1
Goli i Kristi Vangjelit një minutë para përfundimit të kohës së rregull i ka dhuruar një barazim të artë Skënderbeut në super-sfidën e djeshme me Partizanin. Të kuqtë kishin kaluar më parë në avantazh me Racic në minutën e 20-të, por po i njëjti lojtar humbi në pjesën e dytë një 11-metërsh për Partizanin, duke shpërdoruar shansin për t’i dhuruar fitoren “Demave” dhe kështu ndeshja përfundoi 1-1. Një barazim që është si një fitore për korçarët që kanë ruajtur në këtë mënyrë diferencën prej + 4 pikësh nga Partizani i vendit të dytë, që nuk ka se si të mos ndihet i zhgënjyer nga ky rezultat. 

Super-sfida e javës së 26-të nuk ka zhgënjyer futbolldashësit. Në një “Qemal Stafa” të mbushur dhe plot entuzizëm nga tifozeritë Partizani e Skënderbeu kanë dhuruar një ndeshje të bukur me ritëm dhe plot emocione. Ashtu siç pritej Patizani e ka nisur ndeshje me më shumë ritëm duke i imponuar kundërshtarit lojën e tij.

Gjithsesi Skënderbeu mbrohej në mënyrë të organizuar dhe duhej pritur minuta e 19-të që të vinte rasti i parë për të kuqtë, kur Racic pranë portës nuk godet siç duhet. Por pak minuta më pas sulmuesi serb nuk gabon më. Në 20’ Torasa kroson nga e majta Racic godet menjëherë por lehtë, Shehi kapet i papërgatitur, topi i kalon nën duar dhe 1-0. “Qemal Stafa” merr flakë.

ndeshja partizani skenderbeu

Në disavantazh Skënderbeu përpiqet të reagojë por e ka të pamundur të cajë organizimin e të kuqve dhe pjesa e parë mbyllet me Partizanin superior. E dyta është disa herë më spektakolare dhe nis sërish me të kuqtë në sulm. Orelesi vendimtar në 47’ me një ndërhyrje vendimtare që “bën pis” topin e nisur nga Trashi drejt portës. Ndeshja vijon me një ritëm të cmendur dhe Skënderbeun ushtron një presion asfiksues, tenton edhe befasinë me gjoks në 60’ Tefik Osmani pas një krosimi të Prognit të futur në lojë për Abazin por është i jashtëzakonshëm reagimi i portierit Hoxha.

3 minuta më vonë Progni provon me një goditje nga e djathta. Rastet e mira gjithsesi janë në krahun e Partizanit, në të 82 Racic rrëmben një top në zonë por nuk arrin të godasë si duhet. Një dhuratë gjithsesi ja bën 3 minuta më vonë Esuqerdinha që bën një faull krejtësisht të panevojshëm pak centimetra brenda zonës ndaj Torasës dhe 11 metërsh. Racic përballë Shehit, këtë herë fiton portieri veteran mbi serbin duke ruajtur shpresat e Skënderbeut. Dhe në 89’ pas një harkimi në zone Kristi Vangjeli në shtyllën e dytë shënon me kokë. Ka kohë për një karton të kuq për Tefik Osmanin por jo për gol. Gjithçka mbaron 1-1.


TRIBUNA VIP
Në tribunën Vip ku nuk mungonte politika me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta përkrah Gaz Demit të Partizanit, ndërsa krahu tjetër me Ridvan Boden besnik të Skënderbeut përkrah Ardian Takajt.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)