Skënderbeu i ka hequr tre pikët Flamurtarit në minutat e fundit të ndeshjes. Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 37 me Bicin. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe kur dy ekipet po i drejtoheshin fundit, Muzaka u ka prishur festën vlonjatëve duke barazuar në të 88’.
/Shqiptarja.com
Gjatë ndeshjes nuk munguan edhe ngacmimet në distancë mes tifozerive në stadium. Me një pankartë të madhe, tifozët e Flamurtarit kanë ‘thumbuar’ tifozët miq me mesazhin “Historinë që bëjnë djemtë e Vlorës, nuk e bëjnë dot lepujt e dëborës”.
Pankarta e tifozëve të Flamurtarit
dy.b/shqiptarja.com










