Skënderbeu me fat në Europë
shmang përplasjet e mëdha

Skënderbeu me fat në Europë<br />shmang përplasjet e mëdha
Skënderbeut i buzëqesh fati në Champions League këtë edicion në përcaktimin e çiftet të turit të dytë para-eliminator të Champions League. Skënderbeu ka siguruar vazon e parë të shortit që do të hidhet më 22 qershor për UEFA Champions League.

Kampionët e Shqipërisë kanë siguruar vazon e parë, pas triumfit të Sarajevos të shtunën në kampionatin boshnjak të futbollit. Skënderbeu ka një koeficent më të mirë se Sarajevo falë përfaqësimit në vitet e fundit në kupat e Europës.

Ndjekësit e Zeljeznicar, që mund të kërcënonin vendin e Skënderbeut në vazon e parë nuk arritën ta fitonin titullin. Fakti që Skënderbeu do të jetë në vazon e parë ka mundësi që të peshkojnë një kundërshtar më të lehtë.

Në këtë mënyrë Skënderbeu eviton në short ekipe të forta si Steaua e Bukureshtit, Celtic, Dinamo e Zagrebit, Bate Borisov, Malmoe, Partizan i Beogradit, Macabi Tel Aviv. Në fazën e dytë para-eliminatore të Champions League marrin pjesë 34 ekipe, Skënderbeu renditet në vendin e 16, dhe me shumicën e kampionateve të mbyllura mund të parakalohet në renditje nga Lech Poznan apo Legia e Varshavës, por edhe sikur të ndodh kjo e fundit do rendit e 17 duke mos rrezikuar.  

Duro në “ankand”
Pas largimit nga ekipi i Partizanit, trajneri Shpëtim Duro është në ‘ankand’. Kukësi mësohet se është vendosur në lëvizje për të firmosur me trajnerin, pasi serbi Radanovic duket se do të shkarkohet nga Presidenti Gjici pas dështimit në Kupën e Shqipërisë.

Duro pëlqehet nga drejtuesit dhe tifozët për paraqitjen e mirë që bëri me Partizanin, por edhe për faktin se mund të marrë nga të kuqtë lojtarë të rëndësishëm, një nga të cilët është edhe Racic, që mund të formonte një dyshe ëndrrash në futbollin shqiptar për Kukësin së bashku me “Këpucën e Artë” të këtij edicioni, kroatin Pejic. Përpara largimit në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës, apo Flamurtarit në Vlorë për Duron, Kukësi do të ishte një zgjidhje ideale për të vazhduar. Kukësi është një ekip ambicioz që pas dështimit në Kupë dhe kampionat synimin e vetëm ka Europën.

Partizani kundër Starovës
Vendimi i klubit të Partizanit për të larguar Duron dhe në vendin e tij të ulë Starovën nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e kuq, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke i kërkuar presidentit Gaz Demi që të rikthejë teknikun e kuq dhe të largojë nga drejtimi i ‘demave të kuq’ Sulejman Starovën. Sipas tifozëve, që kanë shprehur kundërshtinë e tyre hapur në rrjetet sociale dhe në faqen e tyre zyrtare, Starova është bërë pengesë edhe për afrimin e Armando Cungut te Partizani, pasi mes tyre ekziston një armiqësi e vjetër pas probleme te Kukësi, që u pasuan me largimin e shkodranit dhe që më pas u zëvendësua, sikur tani te Partizani edhe te verilindorët nga “Bobi”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë