Skënderbeu përmbys Tiranën
mes tensionit dhe provokimeve

Skënderbeu përmbys Tiranën<br />mes tensionit dhe provokimeve
Skënderbeu i papërmbajtshëm, 4 ndeshje, 4 fitore dhe kryesim i merituar i kampionatit që shijon akoma më shumë kur vjen pas duelit të fituar ndaj një rivali direkt si Tirana.

Sfida në Korçë përfundoi 2-1 për kampionët mes polemikave, provokimeve dhe tensionit mes tifozëve në rrugë dhe brenda stadiumit, jo vetëm te ultrasit, por edhe në tribunën Vip, teksa u desh ndërhyrja e dy presidentëve Takaj dhe Halili në një moment për të ulur tensionin në një moment.

Fitorja e Skënderbeut erdhi nga këmbët e Berishës, që shënoi një nga dy golat, ndërsa në të tjetrin dha krosimin duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes përballë Tiranës.

Radiografia
Tirana e nisi më mirë sesa e priste ndeshjen në Korçë, pasi kaloi në avantazh që në minutë e 3 të takimit pas prekjes së parë të topit me anë të japonezit, Fukui . Lojtari pas golit të parë kishte edhe një mundësi të artë për të shënuar sërish dhe mbyllur takimin ende pa filluar plotësisht, por nuk u tregu i saktë duke shpërdoruar.

Megjithatë vendasit zgjohen pas golit duke marrë kontrollin e lojës. Berisha dhe Salihi të mbështetur nga kapiteni Bledi Shkëmbi fillojnë sulmet ndaj miqve me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin, të cilin e arrijnë në minutën e 26 të takimit me shqiptarin nga Kosova, Berisha.

Mesfushori me tipare sulmuese lëshoi në hyrje të zonës një silurë fluturimthi në drejtim të portës bardheblu, e cila ndalet në rrjetë. Barazimi rrit ritmin dhe euforinë te Skënderbeu që zhvendoset në sulm duke kontrollur lojën, por pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Fraksioni i dytë i sfidës nis me një ndërprerje të lojës për herë të dytë për shkak të tymueseve që u hodhën në fushë nga tifozët e Tiranës.

Tirana në pjesën e dytë krijon sërish disa raste të mira për të shënuar me brazilianin Gilberto dhe japonezin Fukui, por shënjestra nuk është e saktë duke shpërdoruar sërish.

Në kampin tjetër Josa largon Latifin për Prognin, i cili rezultoi edhe vendimtar për fatin e ndeshjes. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt është sërish Berisha që pas një aksioni të shpejtë kroson bukur në zonë për tropojanin, Progni që godet saktë me kokë duke ndalur topin në rrjetë.

Pas golit të dytë Tirana çorientohet duke humbur kontrollin, Skënderbeu tenton ta shfrytëzojë për të shënuar golin e tretë, por Olainka nuk tregohet i saktë në minutat e fundit duke humbur një rast të mirë pas një gjuatje nga jashtë zone.

Në fund Muça largon Gilman Likën për Kërcikun, por 4 minutat shtesë nuk shpëtojnë dot Tiranën nga humbja në Korçë.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim