Skënderbeu rikthehet për të bërë
surprizën,turqit: Kujdes, janë të fortë

Skënderbeu rikthehet për të bërë<br />surprizën,turqit: Kujdes, janë të fortë
Skënderbeu do të zhvillojë sonte në Turqi në orën 19:00 ndeshjen e kthimit përballë ekipit të Beshiktashit. Ndeshja e parë në Elbasan përfundoi me fitoren e turqve 0-1, por Skënderbeu vjen pas fitores ndeshjen e fundit po në Elbasan përballë portugezëve të Sportingut të Lisbonës duke qenë i motivuar për të bërë një tjetër surprizë edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Edhe pse nuk kanë objektiv për të kaluar grupin dhe sytë janë nga kampionati për të rikuperuar diferencën me Skënderbeun, trajneri i Skënderbeut, Josa shprehet se janë të përqendrur maksimalisht te ndeshja e sotme. “Do të jetë një ndeshje e fortë por ne do të luajmë lirshëm dhe futboll normal. Do të jemi të kujdesshëm sepse dihen vlerat e skuadrës së Beshiktashit”tha ai.

Ndërsa trajneri i Beshiktashit vlerëson shqiptarët dhe kërkon vigjilencë pas asaj që i ndodhi Sportingut. “Skëndërbeu kohët e fundit është përmirësuar së tepërmi, ata kanë patur një rritje të jashtëzakonshme dhe kjo gjë na e vështirëson jashtëzakonisht objektivin. 2 muaj më parë ne luajtëm ndaj skuadre pa eksperiencë por me ndeshjet që ka zhvilluar deri tani Skëndërbeu ka fituar përvojë”tha Senjol Gunes. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën