Skënderbeu rikthehet te fitorja
frenohet Kukësi, nesër Flamurtari

Skënderbeu rikthehet te fitorja<br />frenohet Kukësi, nesër Flamurtari
Skënderbeu merr kryesimin e kampionatit deri ditën e hënë kur do të zhvillohet edhe derbi Partizani – Tirana. Kampionët e Shqipërisë mundën ekipin e Teutës me rezultatin 3-2 duke u rikthyer te fitorja pas humbjes përballë Kukësit.

Edhe pse me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Vangjelit, Skënderbeu ia arriti që të merre pikët e plota falë golave të portierit Shehi me penallti, e para këtë edicion e realizuar nga një portier, Alikajt me një goditje perfekte dënimi, teksa për golin e tretë mendoi Olyaninkën nga një gjuajtje pa pretendime brenda zone, e ngelizhuar nga miqtë.

Ndërsa vendasit menduan se vulosën rezultatin, Hyseni në të 78’ dhe Dita në të 83’ ngushtuan diferencën. Surprizë ishte barazimi i ekipit të Kukësit brenda me Apoloninë pa gola. Ekipi i Artim Shaqirit zhvilloi një lojë të mirë, por nuk arriti që të konkretizonte para portës.

Flamurtari
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës të kampionatit, teksa Elbasani pret ekipin e Vllaznisë në një finale mbijetese të drejtpërdrejtë në stadiumin kombëtar. Vllaznia ndodhet në vendin e 8 me 13 pikë, ndërsa Elbasani mbyll renditjen me 6 pikë.

Nëse Vllaznia fiton përfiton edhe premion 1 mln lekë nga klubi, pasi siguruan pikët maksimale me Vllazninë dhe Apoloninë. Ndeshja tjetër është mes Lacit dhe Flamurtarit, ku Vucaj do të jetë përballë ish-ekipit të tij. Shanset janë të barabartë, por bardhezinjtë luajnë në fushën e tyre dhe mund të bëjnë surprizën ndaj një Flamurtari të brishtë.

Derbi
Të hënën në 18:00 zhvillohet derbi i kampionatit mes Partizanit dhe Tiranës. Në prag të ndeshjes trajneri i Partizanit, Duro shprehet se “Më vjen mirë që tifozët e Tiranës do të jenë të pranishëm në stadium. Mes dy tifozerive nuk ka pasur asnjëherë incidente.

Unë personalisht e kam thënë përherë që derbi duhej të luhej në kushte të barabarta. Duhet ta fitojmë këtë takim por edhe një barazim është i pranueshëm”. Ndërsa Magani nuk kënaqet me një barazim. ”Në derbi shanset janë 50/50 por unë nuk do të isha i kënaqur me një barazim. Për herë të parë këtë vit ndeshja derbi do të luhet me tifozë dhe kjo do të bëjë që si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit të ketë spektakël”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani