Skënderbeu shpallet zyrtarisht për
herë të pestë kampion i Shqipërisë

Skënderbeu shpallet zyrtarisht për<br />herë të pestë kampion i Shqipërisë
Skënderbeu është zyrtarisht kampion i Shqipërisë për herë të pestë radhazi. Si për ironi të fatit titullin e pestë kampion, Skënderbeu e ka festuar përballë njërit prej rivalëve më të ashpër vitet e fundit, Flamurtarit.

Në Korçë, kampionët e nisën mirë duke kaluar në avantazh në pjesën e parë me Latifin në minutën e 40’, ndërsa në fundin e pjesës së dytë, në minutën e parë shtesë vulosi triumfin Lilaj. Flamurtari tentoi të linte gjurmë disa herë në rezultatin e ndeshjes, por deri në fund nuk ia arriti qëllimit.

Në mbështetje të ekipit për të festuar titullin e pestë ishte i gjithë stadiumi i mbushur, por edhe politikanët. Në 35 javë të Superiores, Skënderbeu ka regjistruar 23 fitore, 7 barazime dhe vetëm 5 humbje, me një golaverazh të përgjithshëm 56-18. Ky ishte titulli i gjashtë në historinë e Skënderbeut, por të veçantë e bën fakti që fitoi 5 radhazi duke thyer rekordin e Dinamos së viteve 50 me 4 tituj.
Mirel Josa
“Gjithçka shkon mirë kur ka organizim dhe një strategji afatgjatë. Ndihem i lumtur për titullin e tretë radhazi që fitoj me Skënderbeun dhe të pestin e klubit në pesë vitet e fundit. Gara ishte e vështirë, deri në javët e fundit nuk kemi pasur shkëputje nga kundërshtarët.

Hapat fals nuk kanë qenë në vazhdimësi, jemi rikthyer shumë shpejt, pas gabimeve të vogla. Mendoj se e kemi merituar triumfin. Falenderoj stafin, lojtarët, presidentin dhe padyshim tifozët për mbështetjen.

Nuk ka trajner të mirë nëse nuk ka lojtar të mirë. Tani është koha që të mendojmë për eliminatoret e Champions League, ku shpresoj që të bëjmë një paraqitje pozitive dhe të shkojmë sa më larg” deklaroi trajneri i ekipit të Skënderbeut, Mirel Josa pas ndeshjes me Flamurtarin në Korçë.

Ndeshja e fundit e kampionëve të Shqipërisë do të zhvillohet javën e ardhshme përballë Vllaznisë, po në Korçë për shkak se stadiumi i Shkdorës është përfshirë nga rikonstruksioni prej disa javësh.

Ardian Takaj
“Ekipi ishte i përgatitur dhe një gjë e tillë u duk edhe në situata të vështirë, të cilat ne i kaluam me shumë sukses këtë edicion duke u shpallur për herë të pestë radhazi kampion i Shqipërisë.

Çelësi i suksesit tonë ishte merkato e duhur dhe ruajtja e grupit, që ka qenë mjaft e rëndësishme, pasi nuk mundet që të shpalleshim kampion nëse do të bënim revolucion cdo 6 muaj. Kampionati ishte shumë i fortë dhe i luftuar, nga java e parë dhe deri në fund.

Ky ishte kampionati më luftuar, ishin në garë 5 ekipe deri në fund, emocionet ishin të pashmangshme, pasi ishte titulli i tretë radhazi për mua në krye të klubit. Në Champions League presim ekipe të forta, por me pak fat shpresoj që të shkojmë sa më larg edhe në Europë” përfundoi presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj. 

Zona Europë
Nesër do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës, ku vëmendja kryesore është në Kukës dhe Tiranë. Kukësi pret Tiranën në garë për një vend në Europë, po ashtu edhe Partizani që ndeshet me Vllazninë. E fortë do të jetë ndeshja edhe në Durrës, Apolonia dhe Teuta do të synojnë qëndrimin në Superiore përmes finales që do të zhvillohet sot në “Niko Dovana”.

korca


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë