Opozita shqiptare nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale, pavarësisht plotësimit apo jo të kushteve të saj për Vetingun në politikë, votim e numërim elektronik dhe rikthimin e konsensusit për reformën në drejtësi. Partia më e madhe në opozitë do të nisë ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2019, brenda muajit dhjetor të këtij viti.
Plani për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale është diskutuar gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Parashikimi për ngritjen e shtabeve elektorale, menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, hedh poshtë të gjitha dyshimet dhe zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet. Ndërkaq, në PD vijon procesi i piketimit të kandidatëve për drejtimin e 61 bashkive.
Prej disa javësh, në bazën e Partisë Demokratike po mblidhen propozimet për kandidaturat për zgjedhjet lokale, kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilltarë. Lista me kandidatura do t’i paraqitet kryetarit Lulzim Basha, ndonëse sipas statutit të ndryshuar të PD, kryetari duhet të qëndrojë larg këtij procesi. Nga ana e tij, Basha, pas konsultimeve me rrethin e ngushtë në PD, do të përcaktojë përfundimisht emrat, të cilët do t’i nënshtrohen një kalimi formal në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar.
Diskutimet e tjera
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat dhe Kryesisë së PD është diskutuar edhe rreth seancës parlamentare të ditës së enjte, ku do të shqyrtohet buxheti për vitin 2019. Ndërkohë që në Kuvend pritet që të diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2019, PD-ja ka thirrur në biznesmenë dhe ekonomisë për ta diskutuar buxhetin e ri me ta. Çështje të tjera të diskutuara në mbledhjen e grupit ishin mbështetja e protestës së banorëve tek Unaza e Re dhe përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme për t'i paraprirë mbledhjes së Kuvendit kombëtar më 15 dhjetor. “Ne duhet të vazhdojmë të diktojmë axhendën politike të vendit, ashtu siç kemi bërë deri më tani”, ka pohuar Basha.
Vetingu i politikanëve
Një pikë tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes është edhe informimi për misionin e Komisionit të Venecias, opinion i të cilëve mbi Vetingun e politikanëve pritet që të dalë pas dy javësh. Një çështje mjaft e rëndësishme siç është ajo e djegies së mandateve duket se është anashkaluar nga ana e PD-së. Më datë 19 dhjetor opozita ka afatin e fundit për t’u rikthyer në parlament pasi rrezikojnë që t’u digjet mandati pasi që prej fillimit të këtij sesioni më datë 3 shtator opozita ka braktisur çdo Komision, përveç atij të ligjeve, dhe çdo seancë plenare. Ndërkohë që seanca e radhës pritet të jetë në janar. Paralelisht me seancat plenare, grupi i PD dhe LSI mblidheshin në qytete problematike me krimin në vendit si: Shkodra, Durrësi, Vlora apo dhe Elbasani.
Tani mos na cani mender ... vini bishtin nen shale e shkoni ne Parlament se ju digjet rroga jo per gje tjeter ju monstrat e ketij vendi.
Përgjigju