'S'ka dakordësi për hapje të kopshteve', Albana Fico: 90.3 % e vatrave të kontrollueshme, zonat më kritike përfshijnë fasoneritë dhe burgjet

Kreu i Instituti të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë një lidhje për emisionin "Repolitix" në Report TV u shpreh se fatmirësisht në Shqipëri 90.3 % e vatrave të infeksionit kanë qenë familjare dhe të kontrollueshme, ndërsa një pjesë e vogël ka qenë vatër me rrezik të madh ose klaster siç quhen ndryshe grumbullimet e mëdha si rastet e fasonerive në Krujë apo burgun 313.

Në lidhje me lehtësimin e masave dhe kapjen e kopshteve e çerdheve, Fico tha se kjo do të bëhet në bazë të vazhdimësisë së ecurisë së kurbës epidemiologjike, por që ende nuk është koha për t'i hequr këto masa, por vetëm lehtësime graduale. Fico tha se hapja do të vijojë graduale pa rrezikuar që vendi të kthehet në gjendjeje të rëndë ku mjekëve do t'iu duhet të mendonjë se kujt t'ia heqin respiratorin për shkak të mbipopullimit në spitaleve.

"Ky është një virus tekanjoz, por këto shifra që kanë luhatje sërish mbeten në nivele shumë mirë të menaxhueshme. Arsyeja që kemi pasur një rritje ka ndodhur për shkak të grumbullimeve në një varët që është më e madhe ka mundësi transmetimi më të gjerë si në rastin e fasonerive apo në burgun 313. Fjala maj më duket edhe afër edhe larg, dhe situata është tejet dinamike, por di të them se me planin për lehtësimin e masave mendohet me segmente dy javore. Nëse ka lehtësi masash për kategori të caktuar bëhet udhëzuesi specifik dhe monitorimi i tyre. Pas rivlerësimit të kësaj hapej mund të vijohet me lëshime të tjera, por është shpejtë që të flasësh për lehtësime të tjera. Gjeja më e rëndësishme nuk janë datat, por detyra që ka secili nga ne duke filluar nga institucionet deri tek qytetaret për respektimin e tyre në mënyrë që të mos sjellim një përkeqësim të gjendjes. Në vatrat e mëdha ku ka grumbullime masive si fosoneri apo burgu 313 që në i cilësojmë si vatra klaster është bërë në kohë ndërhyrja dhe gjurmimi. Në Shqipëri vatrat në 90.3 % janë vatra familjarë që mund të kufizohen dhe mbyllen shpejtë. Klaster janë vatra pak më të mëdha dhe këtu vëmendja është e shtuar si me testime dhe gjurmimin si  fasoneritë dhe situata në burgje', tha Fico.

Në lidhje me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, Fico tha se ky vendim do të merret nga ekspertët në kohën e duhur kur të gjithë treguesit të tregojnë mundësitë se ata nuk do të kthen në burim infeksioni. Të mos harrojmë tha Fico se pjesa më e madhe e fëmijëve është me gjyshërit në shtëpi dhe ata janë një shtresë mjaft e rrezikuat, edhe pse vetë virusi me të vegjlit është më e butë.

"Unë jam prind vetë dhe përballem me tim bir që më thotë kur do lehtësohet kjo gjë. E kuptoj situatën e  prindërve. Fëmijët e vegjël nuk rezultuar as të jenë problematik si në numrin e të prekurve dhe as të rëndesës së sëmundjes. A është koha për hapje të kopshteve dhe çerdheve? Mund të them se duhet të ketë një vendimmarrje të duhur dhe nuk duhet të harrojmë se shumë fëmijë rriten me gjyshe e gjyshër dhe shumica e tyre kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Nuk është dakordësuar në nivel teknik për hapjen e kopshteve dhe çerdheve dhe se hapja duhet të jetë tepër graduale nën monitorim të vazhdueshëm të treguesve si për rastet pozitive, ata që shtohen në spital dhe rasteve të rënda. Kur të ketë tregues të qëndrueshëm atëherë mund të shohim rishikim të masave të marra", tha Fico.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja