Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar të drejtë paketën e masave kundër dhunës në protesta, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.
Balla tha se një protestuesit që gjatë këtyre ditëve kanë kryer akte dhune në Tiranë janë huliganë dhe një pjesë e tyre, sipas kreut të Grupit të PS, edhe hajdutë.
Taulant Balla tha gjithashtu se mendonte se paketa anti-dhunë duhet të shtrihej edhe te stadiumet, për të parandaluar aktet vandale gjatë ndeshjeve të futbollit.
Ai tha gjithashtu se askush nuk duhet të shpresojë te dorëheqja e kryeministrit Rama, teksa shtoi se s’do të ketë kurrë në Shqipëri marrje të pushtetit me dhunë.
“Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla.
Lajmi kryesor:
Paketa kundër dhunës në protesta/ PS mbledh Grupin Parlamentar, Balla: Ndryshimet në ligjin për tubimet do hyjnë në fuqi menjëherë me akt normativ, s'ka dialog me seksionin e dhunës të PD (VIDEO)








