Dy ditë pas përgatitjes së protokollit sanitar Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar me një tjetër letër zyrtare qeverisë shqiptare për rinisjen e futbollit, të ndërprerë për shkak të koronavirusit.
FSHF thotë se duke iu referuar vendeve Europiane ka përgatitur një protokoll sanitary, në nëmnyrë që të ngrihet një grup i përbashkët pune për miratimin dhe zabtimin e saj. Sipas federatës ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s, federatave homologe dhe stafin mjekësor të ekipeve kombëtare.
Në letrën e FSHF-së thuhet se synohet nisja e stërvitjeve të futbollistëve me datë 2 maj, por kjo tani është e pamundur. Gjithsesi vlen të theksohet se FSHF synon që ndeshjet të nisin në datë 20 maj, por nëse duhet janë gati të pranojnë si opsion edhe fillimin e qershorit. Sipas burimeve FSHF do t’i lërë afat dy javë ekipeve të stërviten nga moment që qeveria do të hapë dritën jeshile për futbollin.

Në protokollin sanitar përfshihen edhe tanponët ose analizat për futbollistët çdo dy herë në javë, por kjo pikë është e pamundur të plotësohet pasi kushtojnë shumë. Por në rast se qeveria e cilëson si të domosdoshëm, FSHF do të kërkojë ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s.
Ndërkohë në një dalje publike para se kjo letër të dërgohej zyrtarisht përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar se vendimi për vazhdimin e futbollit do të meret brenda dy javësh.
Komente

