Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 22-të, teksa Tirana fitoi me Kastriotin dhe Egnatia me Vllazninë u ndanë në barazim pa gola. Menjëherë pas këtyre dueleve, dhjetë klubet kanë nisur nga puna për javën pasardhëse.

Raundi i 23-të në Superligë do zhvillohet të premte dhe të shtunë, në orare të ndryshme. Gjithçka nis në 24 shkurt me tre duele. Në 13:00 luhen Bylis - Egnatia dhe Kukësi - Partizani. Në 16:00 Erzeni luan me Laçin në "Niko Dovana". Të shtunën e kësaj jave, Tirana dhe Teuta luajnë në 17:00 në "Air Albania". Po në 17:00 zhvillohet Vllaznia - Kastrioti në "Loro Boriçi".

Pas javës së 22-të, Tirana kryeson me 40 pikë, ndjekur nga Partizani me 37 dhe Vllaznia me 35 pikë. Në fundin e renditjes Bylis, Kukësi dhe Kastrioti.

Superliga - java 23:

E premte 24 shkurt 2023

13:00

Bylis - Egnatia

Kukësi - Partizani

16:00 Erzeni - Laçi

E shtunë 25 shkurt 2023

17:00

Tirana - Teuta

Vllaznia - Kastrioti

Renditja: