Anglia prag largimit nga BE/ Trump u premton marrëveshje 'shumë të madhe' tregtare në Samitin G-7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar një “marrëveshje shumë të madhe tregtare” me Mbretërinë e Bashkuar, duke folur pas një takimi të mëngjesit me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Samitin G7 në Biarritz të Francës.

Por, Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse një marrëveshje pas Brexit-it arrihet. "Nuk mendoj se shesim ndonjë lloj të mishit në Shtetet e Bashkuara”, tha Johnson.

Takimi ndodhi pas ditës së parë të diskutimeve në mes të liderëve botëror në Samit. Duke folur para gazetarëve, Trump tha se një marrëveshje me Britaninë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe tregtare, më e madhja që kemi pasur me Britaninë”, tha ai.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania nuk mundet të bëjë marrëveshje tregtare me shtete të tjera – dhe Bashkimi Evropian nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Britania deri më tash ka vazhduar 13 marrëveshje tregtare me 38 shtete edhe pas Brexit-it./REL

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë