Donald Trump ka përjashtuar  çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke postuar në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan tha: “Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte.”

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të “punojnë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit” pasi të jetë zgjedhur një udhëheqës i ri i pranueshëm për vendin

“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveçse dorëzimit pa kushte! Pas kësaj, dhe pas përzgjedhjes së një udhëheqësi (ose udhëheqësve) të shkëlqyer dhe të pranueshëm, ne – së bashku me shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm – do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga  shkatërrimi, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë. Irani do të ketë një të ardhme të madhe. Ta bëjmë Iranin përsëri të madh (MIGA!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan presidenti i SHBA-ve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani të dorëzohet! Media: Rusia, informacione Inteligjence Teheranit për të sulmuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme! Meloni telefonatë me Macron, Starmer dhe Merz