'S'ka paguar taksat', nis gjyqi i Shkëlzen Berishës me Ballën, djali i ish-kryeministrit: Të dënohet për shpifje

'S'ka paguar taksat', nis gjyqi i Shkëlzen Berishës me Ballën, djali i ish-kryeministrit: Të dënohet për shpifje

Shkëlzen Berisha dhe avokati mbrojtës Ivi Kaso te Gjykata e Tiranës

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës gjyqi mes Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Berisha ka paditur Ballën për shpifje dhe pas dështimit të seancave të pajtimit, çështja ka kaluar në gjykatë.

Gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar për CEZ, Balla akuzoi Shkëlzen Berishën se nuk kishte paguar taksat prej disa vitesh, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që ta hetojë dosjen “CEZ” me seriozitetin më të madh, përfshirë edhe rolin e djalit të ish-kryeministrit në privatizimin e OSSH te kompania çeke. 

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Shkelzën Berisha tha se priste që gjykata të bënte drejtësi dhe të dënonte Taulant Ballën për shpifje.

Shpresoj që gjykata të vërtetojë shpifjen e radhës këtë herë penalisht për z.Balla.

Shkëlzen Berisha

Vetë kreu i grupit parlamentar socialist nuk ka qenë i pranishëm në seancën e parë gjyqësore që u zhvillua sot te Gjykata e Tiranës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen