Pas justifikimit të pasurisë për OFL-në, Suel Çela do të përballet sërish me drejtësinë

Pas justifikimit të pasurisë për OFL-në, Suel Çela do të përballet sërish me drejtësinë

Suel Çela do të përballet sërish me drejtësinë shqiptare për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013. Edhe pse i shpëtoi njëherë drejtësisë duke marrë pafajësinë për tentativë vrasje ndaj policisë te Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan, Suel Çelës i është vënë pas jo vetëm Opercioni 'Forca e Ligjit' për deklarimin e burimeve të pasurisë, por edhe prokuroria e Elbasanit për një plagosje me armë zjarri në 2013.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal për ngjarjen e ndodhur më 23.04.2013,  ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj, administrator i një televizioni kabllor. Hetimet për këtë ngjarje u pezulluan më 27 gusht të 2018, ndërsa prokuroria e Elbasanit së bashku  me policinë gjyqësore kanë rinisur hetimet dhe pas përfundimit të tyre kanë dërguar në gjykatë si të pandehur Sule Çelën dhe Endri Copjan.

Suel Çela akuzohet për veprat penale të heqjes se paligjshme të lirisë dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, ndërsa Endri Copja akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.

Pas Çelës është vënë edhe OFL, e cila i ka dërguar para disa ditësh formularin e deklarimit të pasurisë që dyshohet se janë vënë me aktivitete kriminale. Sipas një kërkimi në QKR, Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur