I shpëtuan drejtësisë duke marrë pafajësi/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali (VIDEO)

TIRANE - Operacioni Forca e Ligjit nis verifikimin e pasurive të Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, dy personave që edhe pse të hetuar dhe të dënuar në Gjermani dhe Itali, i kanë shpëtuar drejtësisë shqiptare me pafajësi për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen, në vendin tonë. 

Në ditën e katër të punës në terren, efektivët e OFL-së i kanë dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dhe Plarent Dervishaj e Suel Çela kanë 48 orë për ta plotësuar dhe dorëzuar. 

Sipas OFL-së, Plarent Dervishi me banim në Durrës rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Ndërkohë Suel Çela me banim në Elbasan rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Të dy këta persona edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Konkretisht Plaurent Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Suel Çela në vitin 2019  mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë.

Suel Çela dhe Plarent Dervishaj

Kush është Plarent Derishaj? Ne 2019 i shpetoi mrekullisht atentatit

Plarent Dervishaj është një emër i njohur për policinë shqiptare. Më 20 qershor 2019, Plarent Dervishit iu bë një atentat teksa udhëtonte në një makinë Range Rover së bashku me Julian Meca dhe Bashkim Haxhijaj. Ata u qëlluan  me breshëri kallashnikovi, duke mbetur të plagosur. Autorët iu vunë në ndjekje Range Roverit me dy makina të tjera, derisa qëlluan pranë mbikalimit të Shkozetit. Bashkim Haxhiaj ishte i vetmi që reagoi me armë dhe shpëtoi nga vdekja Julian Mecen, duke e transportuar me urgjencë dhe makinën e bërë shoshë drejt e në spital.

Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi. Edhe pse me një të shkuar kriminale Plarent Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë ndërsa vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol.

Suela Çela mori pafajesi per tentativen e vrasjes se policit ne Elbasan

Suel Çela ka marrë pafajësi në mungesë, nga Gjykata për Krime të Rënda, për përplasjen e ndodhur tek Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan. Për ngjarjen u dënuan vetëm  Klement Xhaferri me 5 vite dhe Enea Bekteshi me 6 vite burg.

Ndërsa Suel Çela mori pafajësi në nëntor 2019 pasi prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një 'Audi' i blinduar nuk u arrit të faktohej. Prokuroria duke hequr akuzën për vrasjen e policëve ndaj Celës, kërkoi për të 7 vite burg por gjykata rrëzoi kërkesën si të pabazuar në prova. Vendimi për Suel Çelën dhe pjesëtarët e tjerë të grupit u dha nga trupi gjyqësor me kryetar seance Klodian Kurtishin, anëtar Fran Prendi dhe Sandër Simoni.

Policia e Shtetit reagoi ashpër në atë kohë kundër vendimit duke thënë se provat ishin t ëpakundërshtueshme që Çela në bashkëpunim me dy personat e tjerë tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës.

"I kërkuari Marjus Lulaj (Suel Çela) më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës. Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t'i shpëtojë ndëshkimit ligjor" deklaronte Policia e Shtetit.

Formulari dorezohet ne SPAK, procedura si shkohet deri ne sekuestro pasurie

"Përgjigjet e marra prej tyre OFL, i dërgon në SPAK, ku brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.  Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.  Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda", njoftoi zëdhënësia e Operacionit Forca e Ligjit në një deklaratë për mediat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:57
Bizneset zyrtare, Suel Çela 'fukara', Plaurent Dervishaj me super lokal në qendër të Durrësit

Nga një kërkim i thjeshtë në QKR, rezulton se Plaurent Dervishaj, të cilit sot OFL i kërkoi të deklarojë burimin e pasurisë, është pronar i një biznesi bar kafe dhe lokal nate "Zodiac" në qytetin e Durrësit. Ky biznes është i regjistruar në QKR në 2016 në emër të Dervishaj dhe njihet si një nga lokalet më luksoze në qendër të qytetit bregdetar.

Ndërsa në emër të Suel Çelës, edhe pse i ati është biznesmen, nuk ekziston asnjë biznes i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit. Ai është djali i Petrit Çelës, biznesmeni që zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit. Pikërisht në hyrje të këtij tregu agro-ushqimor ndodhi një përplasje e disa personave me policinë në vitin 2017.

Shumica e bizneseve të emrave të përfshirë në veprimtari kriminale rezultojnë në emër të palëve të treta dhe pikërisht me aktin normativ të OFL theksohet se ky hetim i thelluar pasuror do të shkojë përtej familjarëve, fëmijëve dhe bashkëjetueseve, deri te palët e treta.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durresfree: 06/02/2020 22:19

    lul berisha bashke me motren e tij luljeta berisha, fred shoshi kane biznesin "rajan2007" kan pushtuar me dhune sektorin e peshkimit, me ane te shantazhit dhe dhunes kane imponuar anijet e peshkimit ta blejne naften tek ata me 10 lek te reja me lart se cmimi qe duhet ta marin normalisht.kush ngren zerin shantazhohet madje ka raste qe edhe jan dhunuar.me ane te nje vendimi qeveri ka legalizuar grabitjen e peshkatareve me ane te dhunes.me pare nafta oforohej me cmim burse, tani kastrati ka dal nga skena nga shantazhi shteteror dhe kan lene lul berishen qe perfaqesohet nga motra e tij qe kan dhe zyre ne peshkim qe ti zhvasin peshkataret e shkrete.kete e din e gjith shqiperia, a thoni ju ofl nuk e din? kan blere miliona litra nafte nga kastrati per tja shitur anijeve te peshkimit qe mezi mbijetojne me cfare parashe i kane blere keto milionaemiliona litra?? te shofim sa do hetoje

    Përgjigju
  • Tiku: 06/02/2020 17:45

    Po Agron Xhafes kur do i vij OFL apo ate se kap ligji. Ja ky eshte pushteti. Turp tju vij

    Përgjigju
  • Kismeti jot: 06/02/2020 14:51

    O arber ti duhet tjesh femer dhe dashnore ktij tfortit durresit. Mos u merzit se eshte me cikel cdo gjo dmth iken nji i fort por dalin tjer. Ky e kishte maru me kohe ciklin e vet dhe kot vinte verdall neper durres. Jo gjithmon do jet me fat. Boll po te njejtat frtra.

    Përgjigju
    • O mili: 07/02/2020 14:39

      Pse lul berisha dhe ky plarenti Jane kapot e durresit? Nuk ka te tjere pervec ketyre. Kam degjuar qe dhe hasant Jane Kapo apo nuk Jane si kto. Jane akoma bashke keta apo nuk Jane me grup me njeri tjetrin. Ne durres kam degjuar qe ka dhe plot te tjere apo e kam ditur gabim?

    • Mili: 06/02/2020 23:21

      O kismeti qe u shqetesoke shume per verdallisjet e lentit neper durres. Ai shef punen e vet ju shifni punen e atij se jeni popull kot. Lenti dhe luli jan 1shat e durresit dhe si ai sdo ket me te tjer ne durres. Po lejini ne pune te vet se cdo gje show eshte ne tv se me siguri i kan then ata te shtetit amon a te bejm icik show me emrin e juj qe te pranohemi ne europe. Kshq po hym ne europe te falenderojm lul berishen plarent dervishin dhe te tjere si keto

  • Arber: 06/02/2020 13:26

    O gazetar po si e paske zbuluar ti qe ndiqet ne Gjermani?Per Plaurentin te qenieve njerezore?Po fare nul.Po dyshimet per krimet ne Shqiperi poooo!Por per deri sa ka vendim gjykate per pafajesi edhe kjo bie.Ateher ju keni mundesi te mos genjeni dhe te shkruani paster per kedo qe ju e shikoni te aresyeshme.

    Përgjigju
    • Arber:: 06/02/2020 13:38

      Hajde Arber Hajde

  • Pprr: 06/02/2020 12:09

    Hec ta marrshaa

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/02/2020 11:53

    Jo gjithnjë po i njejti person.... cdo herë ndërrojini personat qe lexojne aty qe pervec syzeve qe fshehin fytyren te ngatërrohen edhe zërat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt