S'ka tarifa shtesë, Union Financiar Tiranë dhe Western Union janë një, së shpejti aplikacion për dërgimin e parave nga Shqipëria në botë nga interneti

S'ka tarifa shtesë, Union Financiar Tiranë dhe Western Union janë një, së shpejti aplikacion për dërgimin e parave nga Shqipëria në botë nga interneti

Të enjten datë 29.01.2020, në një media online, rrjete sociale dhe më pas edhe në një kronikë televizive, transmetuar në një media kombëtare, ka qarkulluar një lajm që ka në fokus Tarifat e Shërbimit të Transfertave të Parave Western Union dhe kompaninë Union Financiar Tiranë, si agjent i këtij shërbimi për Shqipërinë. Duke respektuar misionin fisnik të medias, në shërbim të informimit të publikut, në rastin më të mirë, informimi duhet të bëhet në bazë faktesh dhe të vërtetash dhe nga ana tjetër një lajm duhet të ketë balancë, pra duhet të pyeten të gjitha palët.

Duhet të themi, se as e para e as e dyta, nuk është bërë nga publikuesit e këtij lajmi. Union Financiar Tiranë është agjenti i Western Union në Shqipëri prej 25 vitesh, duke iu shërbyer qytetarëve me korrektësi, integritet e transparencë. Kjo ka bërë që Western Union të jetë absolutisht mënyra më e përdorur nga shqiptarët për të dërguar para nga e gjithë bota, kudo që jeta i ka hedhur në këto vite të tranzicionit. Ndjejmë detyrimin për të informuar se vetë sistemi i transfertave të Western Union është i parametrizueshëm dhe i operueshëm vetëm nga ana e Western Union dhe nuk lejon ndryshime të tilla nga partnerët që e operojnë atë, lidhur me tarifat e shërbimit të transfertave të parave, pasi përcaktimi i tyre është atribut ekskluziv i kompanisë Western Union. Union Financiar Tiranë zbaton tarifat e miratuara, por ritheksojmë që në asnjë rast nuk vendosen prej tij.

Së dyti, sjellim në vëmendje që Union Financiar Tiranë në asnjë rast nuk aplikon tarifa shtesë apo të “fshehura” për shërbimin që ofron lidhur me transfertat e shpejta të parave Western Union, përveçse atyre të miratuara nga Western Union dhe të publikuara zyrtarisht. Ndjejmë keqardhje me dezinformimin që i bëhet publikut lidhur me abuzimin e pretenduar, i cili heq paralele për dy shërbime krejt të ndryshme në mënyrën e operimit. Për të sqaruar klientët tanë dhe publikun e gjerë për këto pasaktësi të shkrimit në fjalë, Union Financiar Tiranë informon, se:

1. Tarifat e shërbimit të dërgesave të parave nga Shqipëria në vende të tjera të botës, duke paguar “Cash” në sportelet fizike te Agjencive UnionnetWestern Union, janë publikisht të afishuara në këto pika shërbimi dhe në faqen zyrtare të Union Financiar Tiranë sipas listës së përcaktuar nga Western Union. Në këtë faqe nuk ka “1” por “disa” lista tarifash, që varen nga destinacioni ku kërkohet të dërgohet shuma e parave, (psh, ka një listë të veçante për dërgimin e parave në vendet e rajonit, brenda vendit, Europe etj).

2. Ndërkaq, Union Financiar Tiranë në bashkëpunim me Western Union është në fazën përfundimtare të prezantimit të një produkti të ri inovativ për tregun shqiptar, atë të dërgesave të parave nga Shqipëria në botë nëpërmjet internetit. Kjo do të mund të realizohet nëpërmjet faqes online www.WU.com/al apo edhe nëpërmjet Aplikacionit të dedikuar të WU për klientët e tij në Shqipëri. Kjo është një risi për tregun shqiptar në përpjekje për të lehtësuar sa më shumë procesin për klientët, si dhe në harmonizim me zhvillimin e tendencave ndërkombëtare në këtë fushë. Ne po punojmë që ta kemi gati këtë produkt sa më shpejt të jetë e mundur, por sigurisht që prezantimi i tij komercial do të bëhet në bashkëpunim të plotë me Western Union e me konfirmimin final të tyre. Një nga synimet tona, është që me anë të këtij produkti t’iu mundësojmë klientëve tanë dërgimin e parave nga Shqipëria në botë me tarifa edhe më konkurruese nga produktet të ofruara në sportel deri më tani.

3. Produkti inovator që pritet të lançohet tashmë është prezantuar në datën 1 Tetor 2019 edhe në Mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, të drejtuar nga Banka e Shqipërisë, si një risi dhe me trendet e kohës në tregun shqiptar dhe e vendos Shqipërinë në një nivel me vende te EU dhe SHBA ku aktualisht ky shërbim ofrohet e përdoret gjerësisht nga klientët tanë.

Lidhur me sa më sipër sqarojmë, se shkrimi në fjalë keqinterpreton në mënyrë të qëllimtë dhe dezinformuese dy produkte të ndryshme duke pasur si qëllim dezinformimin jo për interes publik, por me sa duket për qëllime të tjera që janë përtej aktivitetit të Union Financiar Tiranë dhe Western Union. Union Financiar Tiranë mbetet në dispozicion për qartësim dhe saktësim të fakteve sepse e vërteta i shërben të gjithë palëve, medias, biznesit, sidomos publikut dhe aq më tepër klientëve tanë. Sa i takon lajmit të publikuar e konsiderojmë se prek me dashakeqësi imazhin e Union Financiar Tiranë e për rrjedhojë edhe Western Union dhe në këtë kuadër do të ndiqen të gjitha hapat e nevojshme për të rivënë në vend reputacionin e kompanive të përfshira dhe të shërbimit të cituar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë