S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

Me dhjetëra kuintal kastravecë kanë përfunduar në kanalin e vaditjes në fshatin Banaj të Beratit. Fermerët, të dëshpëruar për mungesën e tregut janë detyruar ta hedhin prodhimin.

E njëjta situatë e trishtë është në fshatin Kutalli të Dimalit, ku fermerët ankohen për rënien drastike të çmimit të kastravecit në kulmin e sezonit të vjeljes.

Sipas tyre, grumbulluesit e tërheqin produktin me 40 lek për kg, ç’ka nuk justifikon koston e prodhimit. Ata kërkojnë nga shteti të luajë rolin e rregullatorit të treg.

“Problemin e kemi me pikat e grumbullimit të cilat na thonë trangulli nuk ecën jashtë ndaj prodhimin na e marrin pa faturë tatimore. Nuk kanë një çmim të saktë por ndryshe thonë në mëngjes ndryshe thonë në darkë. Pikat e grumbullimit na thonë sille prodhimin dhe paratë do t’i marrësh kur të shitet malli. Ne duam një kontroll nga shteti të dimë sa e shesim trangullin, jo nën kosto! Sot çmimi është 40 lek për kg, ndërsa ne kërkojmë që të jetë të paktën 60-70 lek për kg (shumica). Ne kërkojmë që të paktën të nxjerrim shpenzimet tona, se fitim nuk kemi. Me 40 lek për kg jemi të falimentuar. Çmimi duhet shkruhet në mëngjes tek dera jo ndryshe mëngjes ndryshe në darkë.’- tha fermeri Zambak Çela.

Ndërsa fermeri Mariglen Ziu shkon më tej, duke thënë akuzuar Ministrinë e Bujqësisë se favorizon pikat e grumbullimit.

“Sot trangulli po shkon 40 lek dhe 30 lekë/kg. Kjo shkon nën koston e prodhimit. 50 lekë është pa krahun punës por me 30 lekë 40 lekë ne jemi të falimentuar. Kishim një takim me ministrin Taulant Balla, ne e falenderojmë për takimin që organizoi  me Mistrinë e Bujqësisë. Na ka thënë që do të ngrihet një task-force për krimin ekonomik dhe na lanë afat një javor por kaluan 20 ditë dhe deri më sot nuk kemi një njoftim. Në këtë rast po favorizohen pikat e grumbullimit”.- tha Mariglen Ziu.

Fermerët rendisin shpenzimet e shumta për kultivimin e perimeve ne sera.

“30 lekë kushton një  fidan plus plehrat kimikë, punimi i tokës, krahu punës. Është i dyti vit që ne po hedhim prodhim. Nëse kjo do vazhdojë do ikin tek fëmijët tanë jashtë nuk mund të shlyejmë dot detyrimet e kredisë. Do heqim dorë nga serat, nëse shteti nuk ndërhyn”. – tha Zambak Çela.

“Kam shumë humbje shumë minus unë s’laj borxhet për fidanët që kam blere, pastaj plehërimi, krahu punës, etc. Të jemi të ndërgjegjshëm jo të gjithë fermerët janë të saktë në përdorimin e pesticideve por duhet të kontrollohen nga shteti si dhe duhet të këshillohet fermeri nga agronomi sesa duhet përdori pasi nuk dinë. Ka nga ata që abuzojnë po s’kemi përse të ndëshkohemi në grup. Ne kërkojmë të kemi monitorim nga shteti, si ne ashtu dhe pikat e grumbullimit për çmimin. Apeli im është që shteti të bëjë kontroll tek pikat e grumbullimit se këtu shitet malli dy duar tre duar dhe pa çmim fiks”.- tha Mariglen Ziu.

Një zonë tjetër me prodhimtari të lartë është njësia Hysgjokaj në Lushnje, ku fermerët kanë të njëjtin shqetësim si në Berat. Me çmimin e perimeve çdo ditë në rënie, ata mendojnë vetëm rrugën e emigrimit.

“Kastraveci është dobët po e shesim me 40 dhe 50 lek. Ne jemi të punësuar të gjithë në sera. Por me këtë çmim nuk nxjerrim dot shpenzimet. Ne jemi të mbaruar. Do marrim rrugën sërish për Greqi, skemi ca bëjmë. Të paktën të jetë 60 lek e lart, kam marr 400 mijë lek vetëm fidanët. Kam investuar për serat 2 milionë, me kredi, dhe tani nuk e paguaj dot kredinë”, tha fermeri.  

“Çmimi i shitjes filloi me 80 lek/kg dhe tani ka rënë në 40 lek/kg. Ne kemi shpenzuar për serat. Plehrat kimikë janë shtrenjtë. Kështu nuk punohet. Do ikim jashtë se këtu s’kemi leverdi”.

“Çmimi është i dobët, nuk nxjerrim dot shpenzimet. Ne me këtë çmim dalim me humbje, me 3.5 deri në 40 lek për kg. Ne mallin e çojmë në Lushnjë tek pika e grumbullimit, paguajmë vete dhe transportin”, tha një tjetër fermer.

Mungesa e orientimit të fermerëve si dhe mungesa e kontratave paraprake me pikat e grumbullimit bën që fenomeni të përsëritet çdo vit, duke sjell humbje të mëdha për sektorin e bujqësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

 

Me dhjetëra kuintal kastravecë kanë përfunduar në kanalin e vaditjes në fshatin Banaj të Beratit, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv.

Fermerët, të dëshpëruar për mungesën e tregut janë detyruar ta hedhin prodhimin.

E njëjta situatë e trishtë është në fshatin Kutalli të Dimalit, ku fermerët ankohen për rënien drastike të çmimit të kastravecit në kulmin e sezonit të vjeljes.

Ora 14:38
Kastravecët hidhen në kanal, ekspertët: Fermerët po e tregojnë me humbje! Duhet të orientohen nga Ministria e Bujqësisë

Në serat e Lushnjës dhe Beratit po prodhohen me tonelata zarzavate, kryesisht kastravecë që përfundojnë në kanal, pasi fermerët nuk arrijnë ta shesin prodhimin.

I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, u shpreh se duhet një orientim i fermerëve për mbjelljen e kulturave bujqësore.

‘Ky vit ka filluar me një situatë të disfavorshme për fermerët si më prodhimin e kastravecëve. Kemi import të domates nga Greqi dhe Turqia. Me kastravecin vazhdon një problematikë me lëvizjen e tregjeve. Kjo ka ndikuar në çmim, kostoja e prodhimit të një kg kastravec është 45 lekë.

Çmimi që sot fermerët po e tregtojnë është me humbje. E lidh çështjen, jo vetëm me politikat e kontrollit të tregjeve që kërkojnë fermerët. Nëse sot po merret kastraveci me 40 lekë sot Polonia po importon me 20 lekë. Pra ka një lëvizje me efekte negative. Prandaj duhet kërkimi i tregjeve, orientimi i fermerëve dhe këtë duhet ta bëjë Ministria e Bujqësisë. Ne nuk kemi një strukturë të kontrollit të çmimeve të tregjeve. Nuk kemi një sistem të çmimeve. Fermerët do të kultivojnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Vazhdojnë ë të jetë ky problem dhe po thellohet më shumë.'- tha Pilku.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë feremrët nuk duhet të presin vetëm nga qeveria, pasi shteti ka rol rregullator. Sipas ekspertit duhet të sigurohet shitja në avancë,

'Qeveria duhet të kontrollojë që nga fara e deri te ceritifikata e origjinës, Ministria e Bujqësisë duhet të zhvillojë bursën për produktet bujqësore. Kontroll më i rreptë në pikat e grumbullimit dhe mundësi që shtetit  të ndërhyjë. Të ketë kapacitet depozituese. Respektimi i qarkullimit bujqësor, kulturimi profesional i fermerëve dhe nxitja e koorporimit të tyre çon në uljen kostos dhe rritjen e cilësisë si dhe rrit konkurrencën në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Nuk duhet pritur që zgjidhja të vijë nga vetë qeveria. Duhet përdorim racional i tokës bujqësore.

Duhet të mësohemi më standardet bazë që ofron kapitalizmi. Jo thjeshte subvencionimi, shteti ka rol rregullator. Unë nuk kuptoj pse fermerët tonë nuk kontaktojnë një vit para prodhimin dhe të fiksoj çmimin një vit para në mënyrë që të mbrohet nga marrëveshjet okulte. Të sigurohet shitja në avancë dhe na mbyt prodhimi i huaj. Shteti të garantojë cilësinë për kosnumatorin.’- tha Preçi.

M.Q./R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 29/03/2024 16:06

    Eshte kapitalizem dhe cmimet i vendos tregu jo shteti.Keta fermere mund te dalin me humbje por,ata me mire e hedhin poshte prodhimin se ta konsumojne me lire qytetaret.Cfar ironie.

    Përgjigju
    • Lala: 30/03/2024 10:24

      Un kam sehr vet per perdorim familjar Jo per biznes.dhe e di QE kastraveci ado asnje kimikat pervec plehut organic QE seht bajga e Lopes DHE für kali.tani 1 rrenj kastraveci progjon me shum se 60 kg kastraveci Grat gjith jetea se tij 3 mujore.e vetem uj do.pe kketa katunaret duante Bohnen pasanik me bujqesi.

    • Turi: 30/03/2024 00:33

      Katunori aq e ka horizontin. Me mir i hedh poshte sesa tja japi fukarait me cmim te ulet. Plus qe prodhimin e bejne plot hormone dhe EU ua kthen mbrapa. Katunori gjithmone trupeshk e zemer gure ngelet.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?