Armando Broja. Ky ishte emri më i lakuar në Kombëtaren kuqezi për ndeshjen e fundit kundër Çekisë, fituar 3-0 për grupin E të Euro 2024. Sulmuesi i Chelsea është i dëmtuar dhe paçka ftesës së trajnerit të Shqipërisë, lojtari pësoi një lëndim në stërvitje dhe u detyrua të linte grumbullimin, duke u kthyer në Londër.
Tanimë trajneri Pochettino e ka lënë jashtë 22-vjeçarin edhe për ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit, duke i vendosur "kapakun" thashethemeve për një krisje të raporteve mes Brojës dhe stafit teknik në Kombëtare. Por çfarë thoshte Sylvinho disa ditë më parë.
"Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10 mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur", tha Sylvinho para Bullgarisë, ndeshje miqësore e fituar 2-0 nga tanët.
Në komunikatën për shtyp, Chelsea bën me dije se Broja është lënë jashtë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Veç tij, për Chelsea nesër në 18:00 do mungojnë edhe Chalobah, Chiluell, Fofana, Lavia dhe Nkunku.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 967
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
Humbja e Kombëtares në Londër, Altin Rraklli për Report TV: Sylvinho të ndërrojë mënyrë loje, Anglia më zhgënjeu! Ja emrat që do ndryshoja unë
22 Mars, 12:55
-
Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë
22 Mars, 11:23
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Sot Angli-Shqipëri/ Ëndrra e Botërorit nis nga mitiku ‘Wembley’! Priten 20 mijë shqiptarë në stadium, Kombëtarja vetëm humbje me ‘Tre Luanët’
21 Mars, 10:20
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Liverpool largon Alexander-Arnold në verë, gjen zëvendësuesin
20 Mars, 15:59
-
Armando Broja dhe 10 të tjerë, Chelsea nxjerr në shitje gjysmën e ekipit
20 Mars, 13:28
-
Përballja me Anglinë, Nevil Dede për Report TV: Të mbrojmë, rezultati në plan të dytë
20 Mars, 12:51
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05