Skadon afati për deklarimin real të pagave nga bizneset

Skadon sot afati që kishin më shumë se 10 mijë biznese për të deklaruar pagat reale të punonjësve. Prej 10 ditësh tatimet i kanë dërguar letër bizneseve ku i kanë kërkuar të korrigjojnë nën deklarimin e pagave. Nëse bizneset nuk kanë reaguar pozitivisht pas kësaj thirrjeje, ata do të bëhen pjesë e kontrolleve të thelluara dhe nëse vërtetohet shkelja do të ndëshkohen. 

“Në rast mos-reflektimi të këtyre të ardhura përmes vetë-rregullimit të deklarimeve tuaja mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve, ju do të jeni objekt i një hetimi të thelluar për evazion tatimor”, thuhet në letrën që tatimet i kanë dërguar bizneseve. 

Ky ultimatum u vendos nga qeveria pas zbulimit të skandalit të databazës së pagave, ku doli në dritë edhe evazioni fiskal që kryhej nga bizneset me deklarimin e pagave të punonjësve. 

Duke ju referuar ligjit për Procedurat Tatimore, nëse bizneset bëjnë deklarim të pavërtetë të pagës, ndëshkohet me gjobë në masën 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Po në të njëjtin ligj evazioni tatimor konsiderohet vepër penale, në rastet kur mashtrimi bëhet qëllimisht, dhe dënohet me burg. 

Nga ana tjetër bizneset që kanë kryer këtë shkelje nuk kanë respektuar as ligjin për “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, të gjitha bizneset që bëjnë evazion në pagesën e kontributeve gjobiten sa diferenca e shmangur.

Sipas Ministrisë së Financave letrat janë dërguar tek bizneset që ka dyshim për evazion fiskal, dhe pagat e deklaruara prej tyre do të krahasohen me pagat mesatare që ka tregu për një profesion të caktuar, dhe tek bizneset që ka mos-përputhje është dërguar kërkesa për korrigjimin e pagave. 

Muaji shkurt nga Financat konsiderohet si periudha e hetimit, kryeja e analizave të thelluara nga zyra, ndërsa në mars nisin kontrollet në terren që do të zgjasin për rreth 1 vit. 
Për të zgjidhur informaliteti në paga është ngritur edhe një grup special që do të realizojë analizat e riskut.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb