'S'kam kohë për të folur për vrasjen e 8-vjeçarit', Bora Muzhaqi sqaron deklaratën: Detyra ime, angazhimi me programet jashtëshkollore, s'mund të jap opinion personal

'S'kam kohë për të folur për vrasjen e 8-vjeçarit', Bora Muzhaqi sqaron deklaratën: Detyra ime, angazhimi me programet jashtëshkollore, s'mund të jap opinion personal

Ministra e shtetit për fëmijët dhe rininë, Bora Muzhaqi ka reaguar pas deklaratave të saj në media  ku tha se nuk kishte kohë për të folur për vrasjen e 8-vjeçarit dhe se nuk ishte në kompetencën e saj. me një postim në facebook, Muzhaqi tha se deklarata e saj është keqkuptuar dhe është përdorur me sarkazëm politike e mediatike. Ajo thotë se funksioni i saj është të merret me programet jashtëshkollore dhe se për ngjarjen nuk iu duke e udhës të jepte një opinion personal.

"Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune. Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja. Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time", shkruan Muzhaqi.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Mateos, gafa e ministres për Fëmijët: S'kam kohë, jam vonë! S'janë kompetencat e mia! PD kërkon dorëheqjen! Reagon sërish Muzhaqi: Më keqkuptuat, s'mund të jap opinion personal


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë