Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar pas debatit që përfshiu rrjetin mbi artikulimin e saj në dialektin geg, dhe jo në gjuhën standarde, në çdo dalje publike, përfshirë aktivitetet zyrtare.
Nëpërmjet një reagimi të drejtpërdrejt e shterues, Neomalsorja mbron me fanatizëm të komunikimin e saj në gegërisht dhe e cilëson po aq standard sa e folura në gjuhën standarde.
Krenarinë e saj për gegërishten që flet, Koçeku e thekson edhe kur thotë se “ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”.
“E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme. Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”,- shkruan Koçeku.
-
Kane thene te huajt "qe nuk na e duan te miren" se shqiptaret jane tribu dhe jo komb, se nuk kane aftesi shtetformuese...
Përgjigju -
Koceku ose si vetquhet neomalcorja, c`fare mund te ofroje ne parlament ose zgjedhesve te saj, c`fare vizioni ofron qe te jete ne ndihme te komunitetit. C`fare horizonti ka ky individ apo koceket qe ne Shkoder quhen llom Ky eshte parlamenti Shqiptar ku futen njerez te gardhit the jo te dijes.
Përgjigju -
Zonj, ne kemi shum dialekte te mrekullueshme dhe nendialekte gjithashtu. Shum, edhe ne gegnishten vete. Jan pasuri kombtare qe e bejn gjuhen ton pasuri jo vetem kombyare. Por kur flet ne parlament i flet jo vetem malsorit te shkodres, por cdo shqiptari; çam, arberesh arvaniti ashtu si leberve e myzeqarve. Quhet shqipe e unifikuar ose e gjithkuptueshme. Nje gje kemi te perbashket un e ti, gjuhen, ne cdo qeliz. Thuaj dicka te mencur se te kemi zgjedhur perfaqsuese ne parlamentin shqiptar dhe jo menaxhere ferme te Thethit
Përgjigju -
Une nuk do t'a kisha problem qe ti moj zonje t'a pranoje qe nuk e perdor gjuhen zyrtare sepse e ke te veshtire.Edhe une mund te lexoj dialektet e shume te folme zonale/krahinore,por per t'i folur,as qe behet fjale,keshtu dhe me ty,por e kunderta,t'i flet gegenishten,por s'je ne gjendje te artikulosh shqipen zyrtare.Ajo qe nuk me pelqen eshte kokefortesia me te cilin mbulon kete problem qe ti e quan me te drejte /stuhi ne gote/,por qe kthehet automatikisht ne problem te madh ne momentin qe ti kokefortesisht preferon me mire gardhin e kulles tende,se sa asfaltin e Tiranes ne emer te mbulimit te nje paaftesie qe e kemi te gjithe kur vjen puna per zoterimin e perdorimin e nje gjuhe,dialekti,apo te folme qe nuk eshte e jona.Dhe ketu vjen dhe ceshtja e te kuptuarit se cfare po thua nga ata qe nuk flasin te njejtin dialekt,apo te folme.Me qe ra fjala,a mund te na shpjegosh shqip-shqip c'd.m.th /zhgjetim/qe e ke perdorur,ose te perkthyer shqip-anglisht,meqe fjalen anglisht /facebook/nuk e ke gegezuar,ke ruajtur anglishten zyrtare?
Përgjigju-
Ja o arber pranej Po flasim ne se duhet perkthyes shqip shqip ne disa raste SI nga veriu SI nga jugu.ja fakti ti perktheve fjalen zhgjetim qe nuk e kuptojn nje Pjese e mire e shqiptareve sepse ne letrare thuette godasesh ne shenje
-
Fjala “zhgjetim” përkthehët , “ te godasësh në shënjë” ose me i ra 10….
-
-
I marshi tan t'ligat
Përgjigju -
Ajo nuk di të flas në gjuhën letrare
Përgjigju -
Secili gjuhen e principates se vet.
Përgjigju -
Do ishte bukur qe ti te flisje gegnisht masanej deputete e lushnjes lushnjarce tironsit e ndroqit te flisnin sic flasim.masanej deputete e vlore tepelene gjirokaster e te shikonim gallat vetem me shprehjen e fytyrave qe do benit se sdo kuptonit asnje fjal qe flet kolegu
Përgjigju-
Hahaha bravo Lala
-
fikss
-











Komente
Komento