Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Jontay Porter

NEW YORK - NBA njoftoi se Jontay Porter, basketbollist nën kontratë me Toronto Raptors është përjashtuar përjetë nga NBA.

Një hetim i ligës zbuloi se 24-vjeçari ka shkelur rregullat duke dhënë informacione konfidencial për bastet sportive, duke kufizuar pjesëmarrjen e tij në një ose më shumë ndeshje për qëllime bastesh dhe duke vënë baste në lojërat e NBA.

Sipas NBA, Porter ka vënë bast në të paktën 13 raste nëpërmjet llogarisë në kompani bastesh të një personi të punësuar prej tij, nga janari deri në mars 2024, kur luante me Toronto Raptors ose ekipin e dytë në G League. Ai ka vënë bast për shuma rreth 47 mijë euro.

Për shembull në ndeshjet ndaj LA Clippers ndaj Sacramento Kings, ishin vënë baste të mëdha se ai do të qëndronte poshtë një numri të caktuar pikësh, topash në tabelë, asistesh apo gjuajtjesh për tre pikë. Porter rezulton se nuk ka luajtur më shumë se 4 minuta në secilën prej këtyre ndeshjeve, duke u raportuar si i dëmtuar apo i sëmurë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë