Skandal në Kosovë, prokurori
promovon drejtësinë islame

Skandal në Kosovë, prokurori<br />promovon drejtësinë islame
Një prokuror në Kosovë është denoncuar nga mediat pasi gjatë një fjalimi, ai në vend që të flas për sistemin e drejtësisë, flet për "drejtësinë islame", që përkon me të drejtën e Sheriatit, raporton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për prokurorin Basri Morina, dikur i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe aktualisht në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Gjatë fjalimit të tij, e cila më shumë i ngjante një ligjërate imami, Morina citonte ajete Kur’anore, flet për drejtësinë islame dhe bën lutje në arabisht, ndërsa shoqërohej nnga imami nga Prizreni Mazllam Mazllami, i cili në shtator të vitit 2014 ishte arrestuar nën akzuën e nxitjes së terrorizmit.

Në një moment të fjalës së rij, prokurori tregon se në një rast ka kërkuar që një të pandehuri t’i pritet dora si dënim, njëjtë sipas ligjeve fetare islame( minuta e 16) 

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin