Ish-kunati i mbretëreshës Letizia, Jaime Del Burgo, ka zbuluar se ai ka qenë në një lidhje romantike me 51-vjeçaren përpara se të martohej me motrën e saj, Telma Ortiz.
Jaime Del Burgo, 53 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Britani, kohët e fundit ka folur për librin e gazetarit Jaime Penafiel “Letizia & I”, në të cilin rrëfen gjithçka që ka ndodhur mes tij dhe Mbretëreshës Letizia.
Del Burgo, aktualisht një sipërmarrës dhe djali i ish-politikanit Jaime Ignacio del Burgo, ishte i martuar me motrën e Letizia, Telma, nga viti 2012 deri në 2014. (Pas tij, Telma u martua me avokatin irlandez Gavin Bonnar, i cili dikur ishte i martuar me Sharon Corr).
Në libër, Del Burgo thotë se çifti ka pasur lidhje edhe pas martesës së Letizia-s me mbretin Felipe në vitin 2004. (Përpara se të martohej me mbretin, Letizia ishte e martuar me një mësues letërsie, Alonso Guerrero Perez në vitin 1998-1999), raportojnë mediat e huaja.
Ai tregon se u njoh me Letizian para vitit 2000 dhe marrëdhënia e tyre nisi me një udhëtim romantik në Venecia. Jaime Del Burgo po mendonte t’i propozonte Letizias, por gjatë një darke në vitin 2002, ajo i tha se po dilte me një “diplomat misterioz”.
Si provë për të mbështetur deklaratën, Del Burgo postoi një foto të Letizias në Twitter/X, të cilën më vonë e fshiu.
Letizia duket me një shall kashmiri në pasqyrën e tualetit. Shalli ishte i Jaime dhe Mbretëresha ia ka dërguar foton me një mesazh: “Dashuri. Kam vënë shallin tënd. Është si të të kem ty pranë. Kujdeset për mua. Më mbron. Numëroj orët derisa të shihemi sërish. Të dua”.
Por nuk është vetëm kaq. Sipas “New York Post”, Del Burgo ka edhe fotografi, video dhe celularë që provojnë romancën e tyre.
Ndërkohë, asnjë reagim nuk ka nga Familja Mbretërore e Spanjës, por një zëdhënës i saj tha se “nuk ka asnjë koment për këtë”.