Skandal në futbollin e Serbisë, ish-mbrojtësi i kombëtares arrestohet si trafikant ndërkombëtar kokaine

Skandal në futbollin e Serbisë, ish-mbrojtësi i kombëtares arrestohet si trafikant ndërkombëtar kokaine

Dushan Petkovic

Ish-futbollisti i Serbisë dhe i disa klubeve në Bundesligë, Dushan Petkovic është arrestuar në Amsterdam pas një operaconi të madh të Europolit në lidhje me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine. 47 vjeçari u vendos në pranga pasi dyshohet si një nga organizatorët e trafikimit të 115 kilogramë kokaine nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, e destinuar për t'u shpërndarë edhe në Gjermani.

Dushan është i biri i legjendës së futbollit serb, Ilija Petkovic dhe ka luajtur për Serbinë 7 ndeshje. Ai është një nga tetë të arrestuarit si pjesë e një hetimi të Europolit për një kompani mashtruese betoni që shiste pllaka të mbushura me pako të fshehura kokaine.

Autoritetet kanë sekuestruar 115 kg kokainë nga pllakat në të gjithë Roterdamin, teksa u transportuan nga qyteti belg i Arlonit.

Në karrierën si futbollist, mbrojtësi ka luajtur në Bundesligë me Wolfsburg apo Nuremberg, teksa ka provuar të luajë edhe me Mallorcan. Ai u bë i njohur kur Serbia e grumbulloi në 2006 në vend të Mirko Vucinic të dëmtuar (Mali i Zi asokohe nuk ishte ndarë nga Serbia), ndërsa kjo gjë shkaktoi skandal të madh pasi trajner ishte i ati, Ilija. Ëndrrat për të luajtur në një Kupë Bote për mbrojtësin u shkartërruan pasi ftesa u anullua. Së fundmi Dushan mbante postin e drejtorit sportiv te OFK Beograd.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/12/2022 21:11

    I tërë shteti serb ështé kriminal dhe fashist e jo vetëm një futbollist. Nën bodrumet e stadimit në Beograd, vitin e kaluar u arrestuar grupe kriminale të lidhura me vllaun dhe djaloshin e Vucicit . Aty u gjeten makineri për bluarje të mishit, pas analizave dhe deshmive doli se aty janë bluar njerz kundershtar të kriminelve dhe politik. Por Vucici nuk lejon që këta njerz vrasës të dalin para gjykatës sepse vet i ka bashkpuntorë…!

    Përgjigju
    • Taras Bulba: 03/12/2022 23:06

      Fiks si ky vllai i tij këtu në Shqipëri

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja