Skandal në gjimnazin e Laçit, dy ditë më parë u plagos me armë një i mitur, institucionet heshtin! Aktivistët për Report Tv: S’është hera e parë, të miturit konsumojnë edhe drogë në shkollë

LAÇ- Një plagosje me armë në një gjimnaz të qytetit të Laçit dy ditë më parë, u kalua si një sherr banal adoleshentësh. Sidoqoftë, edhe pse një ngjarje shumë e rëndë që ndodhi në mes të një institucioni arsimor, drejtorët apo mësuesit e gjimnazit 'At Shtjefen Gjevoci' nuk janë prononcuar dhe as kanë dhënë asnjë reagim për plagosjen me armë të një 15-vjeçari nga një tjetër nxënës në gjimnaz.

Duke mos ditur motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe aq më tepër duke mos marrë asnjë reagim për ngjarjen, si të ishte një batutë mes adoleshentëve, Report Tv ka ngritur shqetësimin për këtë “heshtje” të institucioneve, duke pyetur aktivistet e shoqërisë civile, Emarilda Leti dhe Elsa Sulën.

Duke u prononcuar për Report Tv, Leti zbardh detaje të ndodhive jashtë normales në gjimnazin At Shtejfen Gjevoci, të cilat janë kthyer në zakon. Ajo shprehet se të miturit konsumojnë lëndë narkotike brenda gjimnazit por atë që e cilëson si skandal është fakti se adoleshentët mbajnë armë për lojë! Të miturit tregojnë forcën me njëri-tjetrin nëpërmjet armëve të zjarrit, madje edhe rasti i së ashtuquajturës “përleshje” nga ana e policisë, ka qenë lojë mes tyre. Aktivistja shprehet se këto ngjarje janë të paralajmëruara, janë kthyer në normale dhe asnjë institucion nuk e shikon si problematike. Pas plagosjes në këmbë të 15-vjeçarit nuk është thirrur policia dhe as ambulanca, i mituri është dërguar në spital me automjet privat.

“Falë punës që bëj me të rinjtë kam pasur kontakt për informacionin. Të rinjtë janë shprehur të shqetësuar për rastin, kjo pasi ka ndodhur brenda orës së mësimit dhe në ambientet e shkollës. Shqetësimi ka vijuar pasi një njeri i armatosur ka arritur të futet në ambientet e shkollës dhe nuk është raportuar nga mësuesit apo drejtori i shkollës dhe kjo është skandaloze!

Duhet të merren masa për këtë gjë sepse nuk është rasti i parë. Të rinjtë konsumojnë gjithashtu edhe lëndë narkotike dhe institucionet përkatëse nuk reagojnë fare.

Unë do thosha si qytetare tashmë dhe jo si aktiviste të gjithë janë prindër dhe duhet të ngrinin zërin më shumë në raste të tilla.

Këtu nuk bëhet fjalë për një sherr, këtu bëhet fjalë për të rinj që janë mësuar të luajnë me armë dhe nuk e ndjejnë gabim të kenë armë, madje ndihen gangster. S’ka patur sherr banal ka qenë lojë mes të rinjve! Fakti që i ri transportohet me makinë private në spital një njeri që është plagosur ne mes të shkollës dhe nuk thirren as policia apo ambulanca, kjo është shumë e rëndë!”- tha aktivistja për Report Tv.

Ndërsa aktivistja tjetër, Elisa Sula u ka bërë apel institucioneve të reagojnë. Ajo shprehet se nxënësi, 17 vjeçari i cili plagosi 15 vjeçarin në këmbë, ka hyrë në ambientet e gjimnazit me armë zjarri.

“Kjo situatë duhet të shërbejë si mësim. Duhet të ketë reagojë edhe për të qetësuar prindërit e nxënësve që janë në këtë shkollë. Adoleshentët nuk vijnë me libra por me armë zjarri brenda mjediseve të shkollës.”- u shpreh Elsa Sula.

Edhe pse ende nuk ka ende një reagim nga ana e policisë, aktivistet shprehen se adoleshenti ka hyrë në shkollë me armë zjarri ndërsa oficerët e sigurisë në shkolla nuk janë prononcuar pasi sipas tyre ngjarja ka ndodhur jashtë gjimnazit. Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari me inicial A.GJ nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.RR, duke e lënë të plagosur. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/02/2023 23:14

    Para ca kohesh ne U.S nje nxenes i klases se pare,plagosi mesuesen.Rasti u konsiderua skandal i madh ne te gjithe mediat kryesore,sepse drejtuesit ishin njoftuar qe ai kishte sjelle arme ne shkolle.Perfundimi=gjithe ato koka //te rrotulluara// dhe mesuesja ka hedhur tani ne gjyq shkollen dhe eproret per mos reagim.Me duket se dhe prinderit e femijes jane vene para pergjegjesise.

    Përgjigju
  • aleksadros: 15/02/2023 15:34

    po prindrit cfare rroli lozin a po i armatosin femijet aa i kontrrolljone

    Përgjigju
    • Or tej: 15/02/2023 18:50

      Prinderit si skiftera jane ne aksion per vete or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!