Përleshen dy adoleshentët pranë gjimnazit në Laç, 17-vjeçari qëllon me armë zjarri në këmbë 15-vjeçarin

LAÇ- Të shtëna me armë janë regjistruar në lagjen numër 4 në Laç mesditën e kësaj të hënë në një gjimnaz pas një konflikti të çastit mes dy adoleshentëve. Një 17-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 15 vjeçar në këmbë jashtë rrethimit të gjimnazit. Ende nuk bëhet i ditur motivi i sherrit mes tyre ndërsa i mituri fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy të miturit janë nxënës të gjimnazit At Shtjefen Gjecovi. Pas kërkimeve, policia arrestoi autorin dhe gjeti pistoletën e përdorur për plagosjen. 

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit  të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë  kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.- thuhet në njoftimin e policisë.. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Plagosi 15-vjeçarin pas sherrit në gjimnaz, gjendet pistoleta e 17-vjeçarit që u arratis në Kurbin

1676317732_791c5912845043309abff8de8026211b.jpg

Policia e Kurbinit ka arritur të zbulojë armën e zjarrit me të cilën një 17-vjeçar ka plagosur në këmbë një 15-vjeçar në gjimnazin e tij në Kurbin pas një sherri mes të dyve.

Ora 17:32
Plagosi me armë zjarri bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari

17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.

"Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.   Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi