‘Uroj që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm’, ishte kjo deklarata e paprecedentë e bërë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci nga foltorja e Kuvendit. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë së bashku me 3-ish krerë të tjerë të UÇK-së që prej 2022 në pritje të një vendimi nga gjykata.
Geci i uron Thaçit të njëjtin fat si Naim Murseli, teksa komentoi dënimin përjetë të këtij të fundit për vrasjen e bashkëshortes së tij.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci .
Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, e cila bëri të qartë qëndrimin e kësaj partie për luftën çlirimtare.
“Në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK qëndrimet tona janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta ka qenë e drejtë, e pastër dhe respektojmë përpjekjet e të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit."
Nga Vetëvendosja ka reaguar dhe deputeti Hysen Durmishi, i cili th se ndihet i turpëruar nga deklarata e Fatos Gecit.
“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci! Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare! UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë!” u shpreh Durmishi.
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu është distancuar menjëherë nga kjo deklaratë duke thënë se ajo nuk përfaqëson as qëndrimin e saj personal as atë të Kuvendit dhe LVV-së. Reagime kanë ardhur dhe nga Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku, e cila e cilësoi të papranueshme gjuhën e përdorur në foltoren e Kuvendit.
Komente










Ky mender Deputeti Geci duhet të jetë Nipi i Sllobodanit se nuk ka mundësi të flitet kështu ndaj Baca Arshim Thaçi !
PërgjigjuMe ne fund e nxori koken dhe Vetevendosja e ashtu quajtur patriotike. Qe me shume kujdeset per poturet e Albinit qe te kape cdo institucion, se sa per te ardhmen e Dardanise.
PërgjigjuE tmerrshme,cfare ANALFABETI !! Nuk lexon dot as ate qe i kane shkruar ! Skandaloze edhe permbajtja ! Ne cfare niveli te turpshem Kuvendi i Kosoves ! Tironci
PërgjigjuKur lexova titullin mendova qe eshte serb Nuk kuptojne qe ai gjygj eshte per kosoven dhe jo per thaçin Mendoja se ne Shqiperi ka shume te poshter dhe shitur,por me kete deklarate Kosova renditet e para persa i takon pisllikut Sa shpejt e harruan serbin