Skandal në muzeun e fotografisë "Marubi" në Shkodër. Drejtori i këtij muzeu, Luçiano Bedeni ka hapur dyert e muzeut për të organizuar një festë private.
Festa është bërë për nder të mikeshës së tij, Kristi Kola e cila aktualisht është anëtare e këshillit bashkiak.
Miqtë e anëtares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës i kanë uruar largimin e saj drejtë Italisë, por në një ambient shumë të veçantë, në atë të muzeut ‘Marubi’ në Shkodër.
Nuk dihet nëse ambientet e muzeut të ‘Marubi’ janë tashmë të lira për organizimin e ditëlindjeve apo festave të tilla private.
Por nga fotografitë e bëra duket qartë se brenda ambienteve janë përdorur pije alkoolike, ndërsa të rinjtë e ftuar në festë kanë kërcyer edhe mbi tavolinat e muzeut.
[gallery]23849[/gallery]
Muzeu ‘Marubi’ në Shkodër është inauguruar para një viti, ndërsa kushtoi 700 mijë euro.
I kontaktuar nga Report Tv, drejtori i muzeut Luçiano Bedeni refuzon që të komentojë atë që ka ndodhur në institucionin që ai drejton edhe pse ka qenë i pranishëm ne feste duke u mjaftuar vetem me fjalet: "Shume shpejt do te keni nje deklarate".

Drejtori Luçiano Bedeni i pranishëm në festën e organizuar në muze
Ministria e Kulturës për Report Tv: S'kemi dhënë leje
Në një kohë kur drejtori i "Marubit" Luçiano Bedeni refuzoi të komentojë skandalin në muze, Report Tv iu drejtua Ministrisë së Kulturës.
Pyetjes së Report Tv se, a ka dhënë leje ky dikaster për festën private të drejtorit, Ministria e Kulturës ka mohuar kategorikisht.
“Nuk na rezulton të kemi dhënë një leje të tillë. Ligji i trashëgimisë përcakton që leja merret në Ministri”, ishte përgjigjja e Ministrisë së Kulturës.
Ministria e Kulturës pritet të marrë masa ndaj drejtorit të “Marubit” Luçiano Bedeni për abuzim me detyrën.
/Shqiptarja.com

VIDEO