Tre fëmijë të mitur të seksit femër në qëndrën rezidenciale të fëmijësve në Shkodër, rezultojnë të përdhunuara. Konkluzioni ka dalë nga një hetim i prokurorisë së Shkodrës, e cila ka konstatuar se tre femra të moshësh 12 vjeç që banojnë në jetimoren e këtij qyteti janë përdhunuar. Një fakt i tillë është zbuluar nëpërmjet ekspertizës mjeko-ligjore të kryer, ku ka rezultuar se jetimet janë abuzuar seksualisht nga fëmijë të tjerë të qendrës. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Shkodrës ka zgjedhur hetimet e saj për të bërë identifikimin e emrave të personave që kanë abuzuar seksualisht me tre vajzat. Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje të gjithë punonjësit e qendrës dhe njëherësh janë pyetur dhe fëmijët e jetimores, por deri tani nuk është arritur të mësohen emrat se kush ka abuzuar seksualisht me vajzat e mitura.
Arrestimi i kujdestareve
Për të hedhur dritë mbi këtë skandal gjatë ditës së djeshme prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion. Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë qëndër kishte abuzime nga personeli. Prokuroria e Shkodrës ndërmori menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.

Abuzimi seksual
Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale. Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com