Partia Demokratike duket se e ka përjetuar dramatikisht opinionin e Komisionit të Venecias, i cili konfirmoi ligjin e Vetingut në përputhje me Kushtetutën.
Vetëm disa ditë më parë, opozita, akuzoi misionin EURALIUS dhe Delegacionin e BE në Tiranë për përkthim të gabuar të ligjit të Vetingut, por dje ka përkthyer vetë qëllimisht gabim përgjigjen e Komisionit të Venecias, për të manipuluar opinionin publik.
Edhe pse deklaroi se Venecia nuk është shprehur për kushtetutshmërinë e ligjit, pasi një tagër të tillë e ka vetëm Gjykata Kushtetuese, Partia Demokratike ka manipuluar dje me përkthimin e opinionit të Komisionit, duke e përshtatur me pretendimet e saj kundër Vetingut.
Konkretisht, opozita ka përkthyer gabim, duke i ndryshuar tërësisht kuptimin sintagmës “the essential consideration”, në paragrafin 64 të opinionit. “The essential consideration” do të thotë “konsiderata thelbësore”, por PD e ka përkthyer “konkluzioni themelor”.
Ndryshimi i kuptimit të sintagmës në fjalë, ka ndryshuar kuptimin e të gjithë paragrafit 64. “Për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit”, thuhet në variantin e PD.
Po tek ky paragraf, PD ka ndryshuar kohën e foljes “functions”, “funksionon”, për grupin e punës. Në opinionin e Venecias folja “functions”, është në kohën e tashme, ndërsa PD e ka përkthyer në kohën e ardhme, “të funksionojë”.
Në një kohë kur Venecia thjeshtë ka bërë një konstatim, PD e ka përkthyer si një kërkesë të Komisionit që duhet realizuar. Duket qartë se Partia Demokratike po kalon momente tejet të vështira, në përpjekje për të shpëtuar gjyqtarët dhe prokurorët nga skaneri i trefishtë.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO